Apel nga OKB për hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës

Postuar në 22 Maj, 2015 14:55

OKB kërkon hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës. Pas palës gjermane, që u tha nga kryeministri shqiptar, se e ka kërkuar një gjë të till, edhe përfaqësues të OKB-së apelojnë për të njëjtën gjë. “Duhet të bëhet një hetim i menjëhershëm dhe i pavarur për rastin e Kumanovës, si dhe për rastin e përgjimeve. Kam biseduar me prokurorin për rastin e Kumanovës dhe ai më tha se disa prej hetimeve janë në progres. Por mendoj se për këtë do të jetë e nevojshme që të ketë një ndihmë ndërkombëtare. Ky hetim ka dimensionin e tij ligjor por ka edhe dimension politik. Më rëndësi është që rezultatet e hetimit të jenë të besueshme për të gjithë”, theksoi ndihmëssekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ivan Shimonoviç.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.