AKU bllokon biznesin e kandidatit të PD, Patozi: Sulm politik

100 ton miell dhe 6800 ton lëndë e parë grurë janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me motivacionin se nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare dhe dokumentacionin shoqërues. Po ashtu, sipas njoftimit zyrtar, kanë rezultuar edhe me prezencë të lartë aflatoksine.”Shqiptarja.com” raporton se lënda e bllokuar është në pronësi të një kompanie që ndodhet në Vorë,dhe që ka si përfaqësuese bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë Vorë prej tre mandatesh, Fiqiri Ismaili i cili garon sërish më 21 Qershor nën siglën e Partisë Demokratike. Bllokimin e bizneseve të fabrikës së miellit në Vorë, PD e ka quajtur sot si një sulm elektoral të LSI ndaj kandidatit të djathtë për bashkinë e Vorës.
n.k
Add new comment