Plani i grupit të Kumanovës: Të sulmonin burgun e Gërdofcit për të liruar dy persona të rrezikshëm

Koha Ditore e Prishtinës thotë se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) dhe Policia e Kosovës, kanë siguruar disa dëshmi se katër persona nga grupi i Kumanovës – tre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë – kishin bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërinteligjencë të Maqedonisë, DBK.
Sipas një dokumenti që Koha Ditore ka siguruar nga AKI, theksohet edhe se dy ish-komandantët e UÇK-së, Beg Rizaj e Mirsad Ndrecaj, si drejtues të një grupi prej 44 personash, kishin planifikuar të sulmonin Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc të Podujevës, ku do liroheshin dy prej njerëzve që konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Kosovë. Të burgosurit – B.K. e B.B. – janë duke vuajtur dënime të rënda për krime, përfshirë dhe vrasje. Detajet e këtij komploti të cilësuar si “sulm kundër rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës” dhe “mundësim i arratisjes së personave të dënuar” janë zbuluar gjatë vëzhgimit dhe përgjimit që u kishin bërë AKI dhe Policia e Kosovës, për shkak të dyshimeve se këta persona takoheshin me të dyshuar për lidhje me islamikë radikalë.
a.k
Add new comment