Komunikata e UÇK-së së re: Tradhtarët Ahmeti-Thaçi dhe disa politikanë të Kosovës do ta paguajnë atë që ndodhi në Kumanovë

Masakrën e Kumanovës e kanë organizuar banda e Ali Ahmetit, Menduh Thaçit dhe disa politikanëve të Kosovës, në bashkëpunim me vrasësit e popullit shqiptar, Nikolla Gruevskin, Sasha Mijallkovin dhe Gordana Jankullovskën. Kështu thotë komunikata e fundit e grupit që vetëquhet Ushtria Çlirimtare Kombëtare, e nëpërmjet së cilës paralajmërohet se drejtësia do t’i ndëshkojë rëndë tradhtarët.
Në këtë komunikatë thuhet se UÇK-ja ka analizuar gjithçka që ka ndodhur në Kumanovë dhe se tradhtia ka vrarë 10 luftëtarë dhe ka burgosur dhjetëra të tjerë, të cilët vazhdojnë të torturohen egërsisht në burgjet sllavomaqedone.
“Këtë nuk do ta harrojmë dhe nuk do ta falim kurrë. Ne kemi besim që populli shqiptar në IRMJ do të dijë të kërkojë të drejtat e tij, duke e flakur tej me zemërim këtë klasë politike bandite, të shitur dhe tradhtare”, thuhet në komunikatë.
a.k
Add new comment