Bllokimi i produkteve shqiptare nga Maqedonia. Shkupi i lidh vonesat me kryerjen e analizave për prodhimet bujqësore nga Shqipëria

Postuar në 06 Qershor, 2015 13:24

Analistët e lidhin bllokimin produkteve bujqësore  shqiptare nga Maqedonia me ngjarjet në Kumanovë dhe si  një reagim të Shkupit ndaj qëndrimeve të Tiranës zyrtare, por pala maqedonase jo zyrtarisht jep arsye të tjera. ResPublica mësoi se autoritetet doganore maqedonase  kanë paraqitur si shkak për bllokimin në kufi të mauneve shqiptare me prodhime bujqësore, kohën që nevojitet për kryerjen e analizave të këtyre produkteve. Drejtues të mauneve nga Shqipëria që janë bllokuar në kufi thanë për ResPublica se prej 4 ditësh nuk lejohen të futen në shtetin fqinj. Përgjigjia që ata kanë marrë nga agjentët doganorë maqedonas është se  pala fqnie është  në pritje të analizave të produkteve shqiptare.  Ekspertë heqin paralele për një vendim të nxitur nga Moska që po ashtu ka vendosur embargo ndaj produkteve bujqësore të vendeve të Eurozonës.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.