Turqia i thotë “Ndal” Erdoganit. AKP-ja nuk merr shumicën. Të pamundura edhe ndryshimet kushtetuese për presidencën

Postuar në 07 Qershor, 2015 17:45

Turqia i ka thënë ndal marshit të pushtetit të presidentit Erdogan. Pas 13 vitesh, votimet e së djelës i dhanë AKP-së, partisë së tij, vetëm 41% të votave. Një fitore historike ka arritur Partia Demokratike e Kurdëve, e cila ka marrë13% duke marrë të drejtën e përfaqësimit në Parlament. “Reuters” citon kreun e saj, Selahattin Demirtas, të shprehet se: “Diskutimit për një presidencë ekzekutive dhe vendosjen e një diktature në Turqi i erdhi fundi”. Erdogan kishte paralajmëruar ndryshime kushtetuese, që do të lejonin adoptimin e një  modeli amerikan të Presidencës së vet, që në kushtet e Turqisë lexohet thjesht si Diktaturë. Për të realizuar këtë gjë atij i duhen 2/3 e votave në Parlament, çka me këto zgjedhje është e pamundur. Sikurse ai, si i pamunduri i deritanishëm, pëson goditjen e parë.

s.z

Comments

Submitted by Megjithate...sh... (not verified) on

Pas ...13 vjetesh...40 %.
Eshte sukses, fitore.
Shiko keta tonet?!
Me 18 muaj...u be fjysh Rama, si Berjosha! Ua nxiu jeten Ilir Meta!
Erdogani, ai qe eshte e qe nuk shtiret "pertej se Majtes e se Djathtes" (!), zhvilloi zgjedhje te tilla qe pengojne autoritarizmin e tij, fitojne edhe kurdet...
Nje shtetar jo me pak i lire se shoqeria qe udheheq.

Submitted by Bobi (not verified) on

Sistemi zgjedhor ne Turqi eshte dnryshe nga ai i yni. Ti mund te marresh 40 per qind te votave, ceshtja eshte se kjo nukperkthehet ne shumicen e thjeshte te deputeteve p[er te krijuar maxhrancen. Realiteti politik turk eshte aq shume i polarizuar sa edhe berja e koalicioneve eshte shume e veshtire.

Per kete fakt konsiderohet humbje e Erdoganit, pasi ose do ta shese shume shtrenjte koalicionin me nacionalistet ose do te duhet te shkoje serish ne zgjedhje ku renia e lire e akps mund te jete fatale.

Submitted by Tironsi (not verified) on

Megjithate Erdogan sot po feston fitoren. Taksirat, muhabet jok takat.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Para disa mujve pata nji leterkembim (e-mail) me njo politikan shqiptar qe banon ne USA tash 50 e sa vjet dhe asht i lidhun me Washingtoni.

I thashe: Ky Erdogani po bahet i rrezikshem per te ardhmen europiane te shqiptarve dhe per ngatrresa ne Ballkan.

Mu pergjigje: JO! Sepse jane 15 miljon kurd ne Turqi qe kekrojne shkeputje nga Turqia dhe me ata ka shume probleme.

Fakti doli qe kurdet moren 13 % dhe une vend ne parlamentin turk dhe %-ja e Erdoganit u ul.

I bajne ne tavoline hesapet politikajt.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.