ATSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me TANJUG

Marrëdhëniet me Serbinë shkojnë përherë e më shumë drejt normalizimit. Sot Agjencia Telegrafike Shqiptare, njofton se ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë serbe, TANJUG. “Marrëveshja parashikon shkëmbimin e lajmeve midis dy agjencive, por edhe të fotove e videove, të cilat do t’i mundësojnë publikut të dy vendeve më shumë informacion për ekonominë, turizmin, traditat kulturën etj.”. Marrëveshja është nënshkruar në Beograd nga Drejtori I Përgjithshëm i ATSH-së, z. Gëzim Podgorica dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë TANJUG, znj. Branka Djukic.
k.f
Add new comment