Rikthimi i lumtur i Sandra Bullock

Postuar në 25 Qershor, 2013 09:10

Si të rilindësh në pak hapa! Sandra Bullock,48-vjeç është një grua e re tashmë. Kushdo që e ka parë mbi tapetin e kuq për premierën e filmit të saj të ri “Heat”,e ka kuptuar tashmë që mosha nuk ndikon në bukurinë e saj.

Aktorja e cila ishte zhdukur prej kohësh prej radarëve mediatikë është rikthyer në formë të shkëlqyer,e veshur me lëkurë të zezë dhe me buzëqeshje të mëdhe. Me sa duket periudha e errët pas divorcit, gjatë së cilës është fshehur pas mureve të shtëpisë dhe syzeve të errta ka marrë fund.

Divorci nga Jesse James duket se për të ka qënë zgjedhja e duhur. Ndërsa ish-bashkëshorti martohej për të katërtën herë, Sandra dalëngadalë rigjente buzëqeshjen dhe forcën.

Edhe kujdesi për djalin e saj Louis 3 vjeç, të cilin e birësoi në vitin 2010, e ka rigjeneruar. Që kur ai fëmijë është në jetën e saj,është mundur që të mos jetë më gruaja dhe aktorja e përsosur që Hollywood kërkonte, por një nënë me sytë drejtuar vetëm nga i biri.

Edhe pse ka thënë se tashmë jeta rrotullohet rreth tij , ajo ka vendosur të mos refuzojë më shfaqet dhe daljet publike. Do ti rikthehet dashamirësve dhe fansave të saj ndoshta edhe një dashuri të re,pse jo! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.