Jonida Maliqi ia nis nga e para
Tiranë, 29 qershor - Jonida Maliqi, artistja model e skenës shqiptare, ka vendosur t’i nisë nga e para xhirimet e klipit, që pritet të sjellë prej muajsh në bashkëpunim me reperin kosovar Dj Blunt.
Kjo, sepse produksioni që realizoi klipin herën e parë nuk i ka kënaqur pritshmëritë e biondes sharmante, e cila është gjithmonë shumë e kujdesshme në daljet e saj...
Klipi i ri pritet të realizohet në fillim të javës së ardhshme në jug të vendit dhe Jonida si gjithmonë mendohet të vijë ‘super fashion’, përveçse me një këngë shumë të mirë.
Add new comment