Ndryshon protokolli,Princi William baba si gjithë të tjerët

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:19

Mund të quhet edhe revolucion,edhe pse i vogël. Ka ndodhur në protokollin e monarkisë britanike. Nga se mësohet,tani do të jetë vetë princi William ai që do të njoftojë përmes një telefonate të thjeshtë,ashtu siç do të bëntë çdo prind normal,ardhejn në jetë të fëmijës.

Ai do t’i telefonojë të parës Mbretëreshës Elizabetë,familjarëve dhe Kryeministrit Cameron për lindjen e fëmijës që pritet të vijë në jetë me datën 13 korrik. Tradita e mëparëshme donte që të ishte një lajmëtarë ai që njoftonte ardhjen në jetë të trashëgimtarit. Ky lajmëronte personalisht mbretëreshën përmes një dokumenti zyrtarë. Ndërsa,sipas ndryshimit të fundit princi duhet të lajmërojë familjarët,të atin Charls,vëllanë Harry dhe familjen Middelton.

Ndërkaq mbetet e pandryshuar tradita e lajmërimit të botës mbarë për lindjen e fëmijës përmes një lajmërimi para Buckingham Palace.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.