Jennifer Lopez vlerësohet me çmimin “Ikona Botërore”
Vetëm disa ditë më parë ajo është vlerësuar me çmimin ” Icono Mundial” gjatë 10-vjetorit të Primios Juventud.
Jennifer Lopez e cila është ngjitur e përlotur në skenë me trofeun e saj të rëndë, ka falenderuar me fjalë prekëse publikun për vlerësimin si dhe pranon se më në fund ndihet e realizuar si njeri pasi ja ka arritur qëllimit të bejë ato që më shumë ka dashur në jetë, këndimin dhe vallëzimin, por ajo që është më e rëndesishmja të jetë një njeri i mirë.
Një tjetër i vlerësuar i asaj nate ishte dhe këngëtari Pitbull që mori çmimin ” Artista Urbano”, ndryshe nga kolegia e tij ai ishte i pushtuar nga emocionet dhe nuk mundi të fliste shumë por nuk humbi rastin ti shprehte mirënjohjen familjarëve mbi të gjitha vëlait të tij i cili sapo është ndarë nga jeta.
Ata performuam për disa minuta hitet e tyre ” On The Floor ” dhe ” Live it Up “. Arritjet e tyre këngëtaret vendosën të mos i linin me kaq.
Prandaj ata oragnizuan nje festë që mund të cilësohet edhe si private pasi të ftuar ishin vetëm miqtë e ngushte. Por pjesa më e bukur për Jennifer ishte surpriza e të dashurit të saj Carter Smart I cili i kishte pregatitur një torte ku shkruhej : Urime Jennifer!
Add new comment