Brad Pitt i bën dhuratë një avion privat Angelinës

Postuar në 29 Korrik, 2013 09:01

Dhurata më e fundit që  aktori Brad Pitt i ka blerë Angelina Jolie është një avion privat. Zgjedhja është bërë për të qënë më afër njëri-tjetrit, edhe kur janë të impenjuar me xhirime. 

Aktori 49-vjeçar aktualisht po xhiron filmin për Luftën e Dytë Botërore të titulluar “Fury” në Londër, ndërsa Jolie po punon për regjinë e filmit “Unbroken” në Hawaii. 

Ata ndodhen larg njëri-tjetrit dhe kjo ishte shtysa kryesore që e nxiti Brad Pitti t’i bëjë Angelines një dhuratë të tillë. Ai i kishte thënë aktores 38-vjeçare të zgjidhte një avion çfarëdo dhe ai do ia paguante pa hezituar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.