Laetitia Casta:”Perfeksioni është i mërzitshëm”
Ajo është zgjedhur si imazhi i parfumit “Dolce & Gabbana ”, por supermodelja dhe aktorja 35 vjeçare Laetitia Casta, ndihet e lumtur që është imazh i kësaj fushate publicitare.
Ajo njihet për suksesin në pasarelë dhe në film, ndërsa pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve një djali 6 vjeç dhe një vajze 3 vjeç, si fryt i dashurisë me të fejuarin e saj italian Stefano Accorsi, cilësohet si një femër perfekte,thekson “Zhurnal”.
“I dua fëmijët e mi, por nuk dua të flas vetëm për ta sepse unë nuk jam vetëm nënë. Nuk e kuptoj se si gazetarët i pyesin femrat se si janë si nëna. Është më e rëndësishme për publikun të dëgjojë për punën e tyre, krijimtarinë e tyre dhe identitetin individual. Sepse suksesi im del gjatë punës, aty jap veten time”, shprehet Laetita. Lidhur me vlerësimet ndaj saj si perfekte jo vetëm për pamjen e jashtme por edhe për ekuilibrimin që bënë mes punës dhe familjes, Casta thotë se, “Perfeksioni është i mërzitshëm. Pavarësisht se gjërat perfekte i dëshirojnë të gjithë, natyraliteti dhe lirshmëria janë më mirë për këdo”.
Add new comment