Nishani në SHBA, dekoron Kishën e e Nolit (foto)
Presidenti i Republikws, Bujar Nishani këto ditë ndodhet në Amerikë për një vizitë zyrtare disa ditore. Ai është ftuar nga ish presidenti amerikan , Bill Klinton, për të marë pjesë në forumin: “Nisma Globale Klinton 2013”. Gjatë kësaj vizite, presidenti Nishani dekoroi Katedralen e Shën Gjergjit me dekoratën “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” me motivacionin:”Vatër e rëndësishme historike e ruajtjes së trashëgimisë dhe traditës kombtare shqiptare, luftëtare konseguente për Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për ruajtjen dhe konsolidimin e sovranitetit të tyre dhe rritjes së profilit të shqiptarëve ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Add new comment