Gorbaçov: Demokracia do të mbizotërojë në Rusi (IV)

Postuar në 07 Shtator, 2011 10:28
Spiegel International

SPIEGEL: Liberalin Medvedev e krahasojnë ndonjëherë me ju. Mendoni që kjo është e justifikuar?

Gorbachev: Krahasimet të gënjejnë. Medvedevi është një njeri i edukuar, dhe ai po fiton eksperiencë. Por atij i duhen krahë për ta mbështetur.

SPIEGEL: Si do të përfundojnë për Rusinë procesi që ju nisët në 1985? A do të kthehet vendi në një demokraci, nacionalistët do të marrin pushtetin apo do rikthehen komunistët?

Gorbachev: Do të jetë e vështirë, madje e dhimbshme, por demokracia do të mbizotërojë në Rusi. Nuk do të ketë diktaturë, edhe pse rikthimet e autoritarianizmit janë të mundura. Kjo vjen sepse, kështu të paktën më duket mua, jemi vetëm në gjysëm të rrugës.

SPIEGEL: Mikhail Sergejeviç, le t'i hedhim një sy periudhës pas dorëheqjes suaj. Ju kandiduat për president përsëri në 1996, por morët vetëm një gjysëm përqind të votave. Vetëm dikush që nuk e kupton realisht frymën në vend do të kandidonte në një mënyrë të tillë.

Gorbachev: Përse? Nga e dini sa vota mora në të vërtetë? Një nga aleatët e Jelcinit tha publikisht që, sipas informacionit që kishte, unë kisha marrë 25 përqind të votave. Në fakt, mora 15 përqind. Në mëngjesin pas zgjedhjeve, një nga delegatët e mi më mori në telefon nga Orenburgu dhe më tha që kisha më pak se 7 përqind. Atë mbasdite kjo shifër ishte 0.65 përqind. Çfarë ka thënë Stalini? Gjëja më e rëndësishme është kush i numëron votat.

SPIEGEL: Vitet e fundit, ju keni kaluar një kohë të mirë rrugëve, si një lloj tregëtari ambulant, që keni shitur me sukses të kaluarën tuaj dhe keni bërë shumë para nga kjo. Ju jepni leksione, shfaqeni nëpër reklamat e firmës së sendeve luksoze Louis Vutton dhe inauguroni banka dhe mobileri. Është kjo e përshtatshme për një njeri që ndryshoi hartën politike të shekullit të 20të si pakkush?

Gorbachev: Prit një minutë. Le të shohim çfarë quhet morale nga njerëzit, përfshi edhe ju gjermanët. Po, jap leksione dhe shkruaj artikuj. Do të të pëlqente dikush që vidhte pa rënë në sy? Apo dikush që i afrohet Louis Vutton-it haptazi? Në Rusi ka nga ata që i bëjnë paratë e tyre në rrugë kriminale, por unë e fitoj gjithçka vetë. Si do të mundej të funksiononte ndryshe fondacioni im? Qeveria nuk na jep asnjë kopek.

SPIEGEL: Fondet e tjera vijnë nga librat tuaj?

Gorbachev: Sa kam mbaruar librin tim të 13të, me kujtime plotësisht private. Dhe një përmbledhje me 25 volume e punimeve të mia do të botohet shpejt. Së shpejti do të më quani "spekullues".

SPIEGEL: Gjysma e Moskës ju "dënon" për ngjarjen gala që u mbajt në Sallën Mbretërore Albert në Londër me rastin e 80 vjetorit tuaj.

Gorbachev: Më lejo të të sqaroj: Në fillim ne festuam këtu në Moskë, më 2 mars, me një grup njerëzish të afërt. Nuk ishte ndonjë grup i vogël, rreth 200 veta.

 SPIEGEL: Por asnjë nga Kremlini nuk ishte aty.

 Gorbachev: Presidenti dhe kryeministri rus më uruan gjithë të mirat. Dhe m’u dha edhe medalja më e lartë e shtetit, Urdhëri i Shën Andreas. Mbrëmja tjetër u zhvillua në Londër një muaj më vonë. Ishte një iniciativë e miqve të mi dhe Irinës.

SPIEGEL: Vajza juaj, që është edhe zëvendës presidentja e fondacionit tuaj.

Gorbachev: Një çmim Gorbaçov u dha aty.

SPIEGEL: Pse ju urrejnë kaq shumë rusët?

Gorbachev: Nuk e kam këtë përshtypje. Përkundrazi: Jam ndier i mbështetur gjatë këtyre viteve të vështira.

SPIEGEL: Mikhail Sergejeviç, ju falenderojmë për këtë intervistë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.