Steven Seagal, spot për armët ruse
Heroi amerikan i filmave aksion, Steven Seagal nuk mund të qëndrojë larg objektivit të telekamerës.
Ndonëse i larguar prej vitesh nga Hollivudi, aktori-ekspert i arteve marciale ka qenë së fundmi producent i disa filmave dhe serialeve televizive, me të cilat ka tërhequr vëmendjen e publikut. Por bëma e radhës e Seagal është disi ndryshe nga të tjerat. Edhe këtë herë ai ka interpretuar, por jo për një film, por për një spot për fabrikën ruse të armëve “Orsis”. Aktori ka qenë në Rusi ku ka testuar personalisht armët e reja, mes të cilave një snajper. Seagal njihet për miqësinë e tij me presidentin Vladimir Putin, bashkë me të cilin më herët gjatë vitit promovoi një palestër xhudoje në Moskë, sport pas të cilit është shumë i dhënë edhe vetë shefi i Kremlinit.
Add new comment