Vanessa Hugdens: “Nuk më pëlqejnë festat dhe lëndët narkotike”
Edhe pse ajo është një nga personazhet më të famshëm të botës së televizionit asnjëherë nuk kemi dëgjuar të ketë rënë pre e lëndëve narkotike ose skandaleve të ndryshme dhe në një intervistë të dhënë ajo ka dhënë një shpjegim lidhur me gjithçka.
Pasi ka bërë disa foto të mrekullueshëm për “Cosmo and Campus”, aktorja ka dhënë një intervistë ekskluzive. Në fotografitë e bëra ajo shfaqet me një look natyral. Vanessa gjithnjë ka pohuar se asnjëherë nuk i ka pëlqyer të dalë nga thjeshtësia dhe të shfaqet kudo me tualet ose veshje të ngarkuara.
Gjate intervistes,aktorja nuk ka harruar të përmendi edhe festat të cilat shumë të rinj i preferojnë. 24-vjecarja mendon se ato nuk janë vende të përshtatshme për të, asaj i pëlqen të kërcejë por jo në një vend ku njerëzit shfrenohen. Lidhur me lëndët narkotike Vanessa Hugdens siguroi se gjithnjë është përpjekur t`i mbajë larg vetës, por pas një dite të gjatë dhe të lodhshme në punë nuk ja mohon vetës konsumin e një çokollate dhe një gote me verë.
Add new comment