Por sikur…të mos votojmë?

Postuar në 12 Shtator, 2012 02:47
Holta Çelmeta

Vota e qytetarit dhe pjesemarrja ne zgjedhje eshte e domosdoshme si nje e drejte dhe nje pergjegjesi qytetare. Kete ne e pranojme, por vetem me nje kusht, qe vota te respektohet (qe do te thote te numerohet dhe te vleresohet ne nje menyre transparante). Kjo eshte kerkesa me primitive, me paresore, qe mund t’i bej populli ne nje sistem demokratik, nje qeverie qe e shpall veten si te tille. Kane kaluar mbi 20 vite qe ne zhvillojmë zgjedhje “demokratike” si per pushtetin qendror ashtu dhe ate vendor, por a eshte respektuar vullneti i votuesit? Vendi eshte bere gjithashtu nje shembull i vecante jo vetem ne Europe por edhe me gjere, per faktin qe per cdo here qe shkojme per te votuar kemi qene te detyruar te ndryshojme ose reformojme kodin zgjedhor, sikur te gjitha te keqijat jane aty. Por asgje nuk ka ndryshuar. Pas dhjete muajsh, ne shqiptareve do te na kerkohet qe te shkojme te votojme per “perfaqesuesit” tane ne institucionin ligjvenes nga ku do te zgjidhet dhe qeveria e re. Teorikisht duhet te jemi te gezuar . Por a mund te themi me plot bindje qe vota do na respektohet ne zgjedhjet e pergjithshme te 2013? A do numerohet cdo vote dhe a do zhvillohet i gjithe procesi zgjedhor pa marifete? Kjo pyetje retorike nuk behet per te perhapur panik apo negativitet, dhe as iluzione te njerezve qe u pelqejne teorite e konspiracionit dhe hedhin akuza te pabazuara. Fatkeqesisht, ky eshte nje realitet. Nje realitet qe e di shume mire cdo qytetar. Nuk eshte nevoja te kthehemi shume larg , pasi te gjithe e mbajme mend se cfare perjetuam vjet me zgjedhjet lokale. Pervec mos respektimit te votes, jemi te ndergjegjshem qe ekzistojne dhe shume deficite te tjera te shkaktuara nga korrupsioni rrenjesor i shtrire ne cdo qelize te jetes shqiptare; sistem juridik teresisht i pabarabarte; nje administrate publike e karakterizuar nga mungese serioziteti, mungese profesionalizmi dhe pertacie kronike si dhe mashtrime te vazhdueshme publik te cilat ne te vertete po fyejne dhe ofendojne edhe nivelin mesatar të inteligjences së publikut. Te duket ndonjehere se ose shqiptaret jane populli më durim- çelik ose ai më indiferent ne bote. Pra, cfare na ka ngelur neve si popull? Si mund te na degjohet njehere zeri? Me demonstrata? Jo, sepse na vrasin. Me vota? Jo, sepse nuk vleresohen. Atehere, por sikur, thene me zemer te renduar, mos te votojme fare dhe te bojkotojme zgjedhjet? Meqe politika nuk po reagon nga zeri i popullit, mbase populli duhet t’i drejtohet taktikes se heshtjes per te shfaqur pakenaqesite ndaj saj. Le ta quajme proteste pa zhurme. Ne raste kur probabiliteti i mashtrimeve ne procesin zgjedhor eshte i larte, ose legjitimiteti i vete qeverise eshte i dyshuar, bojkoti i zgjedhjeve eshte perdorur si nje lloj proteste politike per te gjithe aktoret e politikes. Kjo eshte realisht nje alternative ekstreme, por sic thone dhe anglezet, ne situata te deshperuara merren masa te deshperuara.

Comments

Submitted by Anomi (not verified) on

"Nese nje individ nuk voton, atehere duhet t’i hiqet edhe e drejta qe te ankohet apo te shprehe pakenaqesira ndaj qeverisjes." Te lutem ne cilen kushtetute, ne cilin liber te shenjte e nxore nje definicion te tille. Shkrimi ndertohet ne logjike racionale dhe jo emocione. Shkrimi juaj vetem nga kjo fraze rrezohet e shkermoqet. dhe une nuk e lexova me tej.

Submitted by Bard (not verified) on

Holta, po perpiqem te te kthej gjithe thartiren qe me shkaktove ne stomak me kete shkrim, ne komentin me poshte;

I gjithe shkrimi eshte nje oxymoron; ne krye thua qe ai qe s'voton s' ka te drejte te ankohet, ne fund sugjeron te bojkotojme per te shprehur pakenaqesine dhe protesten tone. Keto te dyja nuk shkojne bashke, apo jo? Ku e ke psonisur kete dialektike, qe ai qe s voton s ka te drejte te ankohet, per koken tende? Dmth, i bie qe ai qe ngrihet me shpretke te semure diten e votimeve dhe s vete dot te votoje se i duhet te shkoje ti kendoje shpretkes te ndonje hoxhe i lagjes, eshte i detyruar(per rrjedhoje)  te  brohorase gjithe legjislaturen sukseset e qeverise, keshtu hëh?

Pastaj, ate gungen kuptimore qe me kujton kohet e Zerzeles, "teorikisht duhet te jemi te gezuar qe shkojme te votojme", te mbledhur kutullaç ne mes te shkrimit, kete qysh ta kaperdijme pa nxjerrur zorret perjashta? Per cfare te jemi te gezuar, qe shkojme te hedhim ne hale' ata qe kane tallur bythen me ne 4 vjet rresht, apo te gezohemi qe zgjedhim shoket e tyre per 4 vitet e ardheshme?

Submitted by Anonim (not verified) on

ResPublica, pse nuk i kontrolloni edhe shkrimet para se t'i publikoni?

Jane me te rendesishme dhe, ne kete rast, me ne nevoje per u kontrolluar se komentet e lexuesve.

Faleminderit

Submitted by Anonim (not verified) on

Holta cfare kerkon te na "qartesosh" me paqartesine tende ? Do mbeshtetje dhe kurajo nga neve per ta thelluar qendrimin tend bojkotues ? Apo me kete dileme kerkon te na thuash se si Sali Berisha dhe alternativat jane njesoj te shitur dhe shites , tradhetar dhe te pabese ?

Ne rast se ke qellimin tek e dyta , mendoj se duhet "te provokosh" alternativat e Sali Serbit , duke "i shpuar" me gojetarine tende per problematikat qe te shqetesojne !

Bojkoti , qe na sugjeron , eshte koti fare , sepse klasa poltike e di shume mire qe populli nuk e do , por ia kane lene ne tavoline "ta haje" ! Bojkoti nuk ndryshon asnje gje , nderkohe qe ne kemi novoje te ndryshojme shume gjera , madje me plug ! Si t'ia bejme ? Vrite mendjen dhe na sugjero ndonje zgjidhje ......!

Submitted by Anonim (not verified) on

keq me vjen ta shpreh por edhe alternativa e mosvotimit ketu eshte e destinuar te deshtoje. Do gjejne ndonje marifet tjeter dhe njerzia do ta haje prape kocanin.

Submitted by Tiku (not verified) on

Po nuk votove ti, do te votoj ndonje tjeter per ty. Ponuk votuam ne, do votojne dy te tjere ne vendin tone, po bojkotuan 100000 Shqiptare do jene 10.000 te tjere qe do votojne nga 10 here. Zgjidhje te shkojme te gjithe te votojme, te sjellim dhe pjesen me te madhe te emigranteve te votojne----

Submitted by J. (not verified) on

sorry dmth, po nuk më rihet... ky reagimi me heshtje, është tipik femëror.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.