Lady Gaga "rikthehet" vetvetja

Postuar në 18 Tetor, 2013 03:10

Lady Gaga ka ditur gjithmonë të impresionojë në mënyrën në të cilën prezanton veten në skenë dhe jashtë saj.

Dy mënyrat e preferuara të 27-vjeçares për të bërë bujë janë nëpërmjet veshjeve të çuditshme deri në abstraksion e zhveshja gjithmonë e më e plotë.Në këngën e saj të re, "Do What u want", Gaga u rikthye tek metodat e saj të parapëlqyera, duke pozuar nudo në videoklipin në të cilin zonat e saj "të nxehta" mbulohen vetëm nga bar dhe myshqe.

Ndërsa në prezantimin e videoklipeve të shkuara, këngëtarja ka gjetur gjithmonë mënyrë artistike për t'u zhveshur, 27-vjeçarja vazhdon të mbahet mend për një fustan të ndërtuar me copa mishi, me të cilin u paraqit në një mbrëmje të ndarjes së çmimeve muzikore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.