Shqiptarët kanë nevojë për Europën

Lidhur me atë që unë, duke e kritikuar, e mbroj Ballkanin, është e vërtetë. Është kthyer në njëfarë mode sot ndjesia e turpit ndaj përkatësive ballkanike. Madje popuj të tërë kërkojnë t’i ikin gadishullit. Duket sikur thonë: na quani si të doni, evropianë juglindorë, euro-mesdhetarë, post-evropianë, veç ballkanas jo.
Unë nuk i gjykoj për keq. Për vete nuk ndiej ndonjë turp që jam ballkanas. As krenari, natyrisht. Dihet se ky është gadishulli më problematik i kontinentit. Siç dihet, që është ndër më të pasurit në kujtime, në mençuri dhe në marrëzi. Ndërkaq kjo është pjesa që na përket nga bota, dhe ne jemi të detyruar, nga vetvetja në radhë të parë, por edhe nga ju, të gjejmë rrugën e vetme që na lejohet, atë të bashkëjetesës.
Harmonia mes popujve të gadishullit nuk kërkon ndonjë filozofi për t’u arsyetuar. Është thjesht një gjendje që çon te jeta dhe jo e kundërta e saj. Më lejoni të përsëris idenë se kjo harmoni (alias jetë) varet nga gjithë ballkanasit. Ndërkaq, janë tre popuj që lozin rolin kryesor në vendosjen e saj : grekët, shqiptarët dhe serbët. Të tre të vështirë, të tre të rëndësishëm, për mirë ose për keq.
Nismëtimi i projektit të pajtimit në gadishull nuk mund të vihet në lëvizje në qoftë se në ndërgjegjen e tyre nuk bëhet zotëruese ideja se asnjeri prej këtyre tre popujve nuk i merr leje tjetrit për të jetuar. Po nuk u kuptua kjo, nuk mund të kuptohet e s’mund të shpjegohet asgjë. Ndërkaq, atmosfera në gadishull është ende larg nga një emancipim i tillë. S’ka shumë kohë, ish ministri i jashtëm i një vendi ballkanik, bëri betimin publik se vendimi i njohjes, domethënë e drejta për jetë normale e gjysmës së kombit fqinj shqiptar, nuk mund të kalonte në OKB veçse sipër kufomës së tij ! Çdo koment do të ishte i tepërt. Këtij ministri mund t’i thuhej vetëm një frazë : si shumë rëndësi i jepni kufomës tuaj, zotëri !
Gadishulli s’ka nevojë për epope të rreme kufomash. Koha është për tjetër epope. Sipas një koncepti të njohur, brenda kohës ka herë pas here një kohë të veçantë, me mundësi të pazakonshme. Veç ajo ka një tipar: nuk zgjat shumë. Thënë ndryshe, në qoftë se nuk e kap, ikën, dhe atëherë duhet pritur rishfaqja e saj.
Më pëlqen të besoj se për gadishullin tonë ka mbërritur një kohë e tillë. Në bashkëbisedimin tonë ne s’bëmë gjë tjetër veçse vërtetuam se jemi nën ndikimin e saj. Shumë njerëz mund të thonë : përse gjithë ky preokupim për ndërballkanizimin, për Evropën, për orientimin evropian ? Ne kemi kaq probleme të ngutshme, të përditshme, dramatike.
I kuptoj fare mirë këta njerëz. Shqipëria ka probleme të rënda e serioze. Probleme të demokracisë, të pavarësisë së institucioneve, të drejtësisë, të korrupsionit, të votës së lirë, pa folur pastaj për varfërinë e gjer te masakra e mjedisit. Ndërkaq jam i bindur se asnjëherë, për asnjë çast kjo çështje që biseduam nuk anashkalon problemet e mësipërme. Përkundrazi, i prek të gjitha, jep alarmin për to, kërkon zgjidhje edhe më të ngutshme për secilën prej tyre.
Shpesh është bërë zakon të thuhet se popujt i zgjidhin vetë problemet e veta. Tingëllon korrekte, madje bukur, por nuk mendoj se është në çdo rast e vërtetë. Ja për shembull, s’di ndonjë popull që ta ketë rrëzuar vetë fashizmin , aq më pak komunizmin, pa një ndërthurje rrethanash globale.
Ne kemi nevojë për ju. Kemi patur nevojë për ju gjatë gjithë shekullit, por kjo nuk u bë e mundur. Gjatë viteve të komunizmit, Shqipëria bënte sikur shkëputej nga kampi sovjetik, por në thelb kjo nuk ishte veçse një teatër i dyanshëm. Një pakt i fshehtë, më shumë i nënkuptuar se i shprehur vazhdonte midis dy palëve. Thelbi i paktit ishte : hidhni shkelma sa të doni, ne do t’ju mbrojmë, veç me Perëndimin mos u afroni ! Veç me Evropën, kurrë !
Sot pikërisht Evropa është më e domosdoshme se asnjëherë për ne. Ndërkaq Shqipërisë i duhet të luftojë përpjekjet për ndryshimin e orientimit evropian, që shfaqen sot, si rrezik madhor në jetën e saj.
Ndodh që arsyet për domosdoshmërinë e Evropës të mos formulohen gjithmonë me qartësinë e duhur. Ndaj unë do të doja të përsëritja fjalët : ne kemi nevojë për ju. E meqenëse gjatë bashkëbisedimit tonë ju cituat një poet, ma bëtë edhe mua më të lehtë parafrazimin befasues të një poeti, që thotë se ka raste kur dashuria shfaqet si një nga format më të larta të arsyes.
Marrë nga një “intervistë” dhënë ambasadorit të BE-së, Ettore Sequi
Comments
Komentin e mëposhtëm e kam

Komentin e mëposhtëm e kam dërguar edhe në www.mapo.al, i referohem në tërësi bashkëbisedimit Sequi-Kadare, por nuk ndalem tek çështja e "kufomës së Jeremiçit", që gjithësesi është një analogji e goditur e Kadaresë:

Kadare, mbetesh një nacionalkomunist i rëndomtë. Tezat e tua bardhezi, që i përsërit si në rruzare, janë bërë të bezdisshme, dhe nuk i bën interesante as duke i ilustruar me ndonjë metaforë a figurë letrare.
Sa për "Identitetin evropian të shqiptarëve" Sequit duhet t'i mjaftonte teza e Kadaresë se "shqiptarët janë të bardhë": Koncept racist, por edhe bosh, sepse: Ku është linja ndarëse ndërmjet "të bardhit" dhe "jo të bardhit" tek shqiptarët?
Sa për mallëngjimin e rremë të Kadaresë për Evropën në vitet e komunizmit dua të sjell në kujtesë glorifikimin e tij poetik "Qeni i kufirit", simbolin e frikës dhe mjetin e dhunës për të ndaluar shqiptarët për të kapërcyer fizikisht kufirin drejt Evropës. Me poezi dhe proza të tilla, lavde ndaj diktatorit dhe pushtetit komunist, Kadare preu biletën e tij për të mbërritur vetë në Perëndim, ama si shkrimtar i Oborrit.
Nuk e di se pse sa herë që tund gishtin ky njeri, më vjen ndërmend Lasgush Poradeci, bilbili i heshtur në kafazin e komunizmit, kandili që u dogj përbrenda, disidenti i vërtetë i letrave shqipe.
Kadare, do të kish qenë shumë më e virtytshme për ty që pas diktaturës të kishe heshtur të paktën për tema morale, sociale e politike dhe të ishe mjaftuar me letërsi.

Problemi eshte se Europa nuk

Problemi eshte se Europa nuk na e var edhe aq shume. Ajo zgjedhjen e ka bere me kohe. Se pari Graqia, pastaj Serbia dhe ne fund te shohim. Dhe nuk ka faj shume Europa. Orientimi yne fetaro - kulturor afron me shume me Orientin, sesa me Perendimin. Ne Europen e krizes se sotme, perveç papunesise nje problem madhor perben edhe dyndja islamike. Europianet jane shume te shqetesuar nga kjo pjese e popullsise qe ka nje qyterim dhe zakone te ndryshme nga ato te vendasve. Forcimi marramendes i partive te ekstremit te djathte qe kane si objektiv te tyre luften kunder Islamit, - deshmon per kete frike dhe shqetesim te europianeve. Kjo eshte edhe arsyeja kryesore qe Europa e shikon nga lart poshte Shqiperine. Pa folur ketu per namin e keq qe vete shqiptaret kane perhapur ne vendet e Europes duke u marre me banditizem, droge dhe prostitucion. Dhe vete Shqiperia ka krijuar ndjesine e nje vendi pa kulture demokratike, qe i afrohet me shume republikave myslimane te te ish republikave sovjetike te Azise Qendrore, si Turkmenistani, Kazakistani, Azrbajxhani, Kirgistani etj sesa psh Sllovenise, Kroacise, Lituanise etj. Me nje sy nga Stambolli dhe tjetrin nga Brukseli nuk ecet perpara.

problemi eshte me i

problemi eshte me i vjeter.Evropa nuk eshte nje supershtet akoma,eshte nje lidhje shtetesh qe me shume nuk merren vesh,si punet e fqinjeve te nje pallati qe nuk merren vesh as per lyerjen e fasades.Eshte nje Bashkim interesash qe synojne nje treg te unifikuar.Si rrjedhim,varfanjaket çdokush i mban larg portes se vet.As duan t'ia dine se jemi myslimane,patriote,te ndershem apo te poanderhem;kriteri themelor eshte PASURIA.Jemi vend i zgerlaqur,padyshim edhe me"ndihmen" modeste te Evropes.Psh,po ter jap nje shembull te vogel pse Serbia favorizohet.Mesa di une,FIAT prodhon e Kragujevac disa modele Fiat,500L,Lancia Musa,Fiat Idea.Qe industria te mos vuaje probleme doganore e ka me kollaj te loboj per futjen ne BE,siç beri Renault(me shtetin francez aksioner mazhoritar)me Dacia,duke favorizuar Rumanine.Po ne ç'ofrojme?Ofrojme punishten e qerreve dhe te karrocave te jevgjve,prndaj nuk thone kot qe Serbia ate qe s'beri me ushtri per 40 vjet e beri me SB per 10 vjet.

Por nuk ka problem qe nuk
Por nuk ka problem qe nuk mundoheni t'ja leni fajin fejes islame. SHBA qe sa vjet e ka aleat shum te fort Arabine Saudite edhe pse aja asht nji shtet me vleta te cilat jan shum larg SHBA. Edhe Gjermania etj. bashkpunojn me shtete te forta, qe kan Diktator, jan fanatik etj. Pytja qe ju inteterypn azyne asht: Qa fitojm na? A funkcion ky shtet? A asht ky shtet rezik per ne? Natyrisht asht fjala per aspekte ekonomike. Ky asht problemi. Por Shqiptaret kan qejf me lyp fajin diku tjeter, se per ndryshe duhet me pranu, qe nuk jan te disciplinum, te organizum dhe punetor! Mjerim!
Qa mendon Kadare: Une kam
Qa mendon Kadare: Une kam nevoj per Sistem! Sitem diktatorial apo sistem demokratik etj. Kryesorja une ne kry te sistemit aktual. Tani kemi, kam une nevoj per Evrope. Mos t'harroj, kam edhe nevoj per cmimin Nobel dhe per opinion ku paraqitem si anti-diktatorial, si viktime apo nese ka mundsi edhe si..... me leni te mendoj edhe pak..... a po, mir, si Desident! Desident m'shkonte per shtati. O sa mir me kan shqiptar "fleksibel"!
Pas 22 vitesh qe u shkeputem

Pas 22 vitesh qe u shkeputem nga komunizmi de facto, nuk kemi ecur aspak perpara nga intelekti dhe te parit botes ne nje kendveshtrim tjeter.

Ne nuk kemi nevoje per Europe, por kemi nevoje te sillemi si Europiane brenda Shqiperise. Europa nuk eshte aspak larg, mjafton ti afrohemi me koncepte moderne, me sisteme funksionale. Kemi nevoje te behemi per njeri-tjetrin, per te respektuar njeri-tjetrin. Europa nuk ja pati nevojen kurkujt per tu bere keshtu sic eshte. Me iniciativen e vet ka arritur ketu ku ka arritur, Kurse ne? Ne jemi ai nxenesi i keq qe nuk duam te mesojme dhe mbahemi me hater per te kaluar ndonje klase (kujto ketu 12 kriteret).

E pra, perpara se te hapim gojen e te flasim me ekstaza per statuse, qe te perpiqemi te cjerrim keto 1001 maskat qe i kemi vene vetes.

Cili sharlatan ja ka shkruar

Cili sharlatan ja ka shkruar pyetjet Z. Sequi? Nese i ka hartuar vete, Z. Sequi po shkaterron me kete interviste jo vetem imazhin e tij personal por edhe imazhin e Evropes moderne. Sepse botekuptimi nacionalist, shovinist dhe racist i Kadarese, qofte ne veprat e tij letrare, qofte ne dy esete e permendura ne interviste (gjeniale, i quan z. Sequi - t'i kete lexuar valle?) nuk kane asgje te perbashket me botekuptimin mbizoterues te elitave kulturore dhe politike Evropiane.

Ne fakt, kjo interviste, ose me mire, qendrimi i z. Sequi ne kete interviste eshte ne kufijte e nje skandali!

Bravo z.Kadare. Jeni i vetmi

Bravo z.Kadare. Jeni i vetmi qe nderon kete vend dhe flet me arsye , pertej interesave politike, personale apo qoft edhe vetem te nje shteti. Shqiperia ka hyre ne rruge ku ka te gjitha mundesite te zhvilloj politikat e saj per mbrojtje te prosperitetit te shqiptareve kudo qe jane.dhe kjo siguron paqen ne ballkan.kur te gjithe shqiptaret te jane nen ombrellen e shtetit te tyre etnik, si gjtihe shtetet e tjera, atehere do kemi sigurine maksimale per paqe ne ballkan.Vazhdoni punen e mrekullueshme dhe mos degjoni katundaret qe perpiqen ta ulin cdo bisede ne nivele thashethemesh dhe interesash te rendomta

Sic e shpreh edhe Kritiku;

Sic e shpreh edhe Kritiku; Kadare eshte i fundit qe duhet te flase sepse ishte ai qe e beri kornizen e Diktatures komuniste dhe i kendonte gjithe diten. Oborrtari i Diktatorit sot hiqet sikur ua qan hallet ballkanasve kur vete ishte ai qe deri dje beri shume nena dhe bija shqiptare te qanin femijet dhe burrat e tyre te denuar nga Diktatura qe ai i sherbeu me ngazellim. A mundet ky i pafytyre dhe shpirtzi te kete kaq ''dhembshuri'' kur ai nuk e ka treguar kurre me shoke dhe qytetare te thjesht?

Qerrata i madh ky Kadareja!

Qerrata i madh ky Kadareja! Ligjërimi i tij brilant mund të përmblidhet me dy fjalë: «Nexhimija është zuskë, është kriminele, një e poshtër e këtillë e atillë! Shqiptarët janë komb europian, shqiptarët e meritojnë Europën, Sequi, na pranoni në Europë. Nikoliç, je i lik, Nikoliç, ma kthe dorëshkrimin... doja të thoja, si shumë rëndësi i jepni kufomës tuaj Nexhi, ëhëm, ëhëm... doja të thoja "si shumë rëndësi i jepni kufomës tuaj, zoti Nikoliç"! Ma boni hallall, çuna, se kam ca ditë që s'kam qenë në terezi.» Mjekët në vitet '70 e kishin të vështirë të përcaktonin se ku mbaronte b#tha e Hoxhës dhe ku fillonin buzët e Kadaresë!

Add new comment