Christian Bale në rolin e Moisiut

Postuar në 23 Tetor, 2013 12:21

Christian Bale do të interpretojë Moisiun në filmin më të ri të regjisorit Ridley Scott me titull ‘Exodus’.

Aktori 39-vjeçar do të luajë rolin e protagonistit kryesor në historinë biblike të largimit të izraelitëve nga Egjipti nën udhëheqjen e Moisiut.Sheshxhirimi është ngritur në një provincë të Almerias (Spanjë) dhe puna ka nisur ditën e martë. Protagonisti i trilogjisë së Batmanit është parë me mjekër të dendur për rolin e tij si profet dhe i veshur me kostum tradicional.

Xhirimet në Spanjë do të vazhdojnë deri në muajin dhjetor dhe mendohet se disa skena do të xhirohen edhe në Marok.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.