Doutzen: Ndihem fajtore për bukurinë time

Postuar në 28 Tetor, 2013 16:25

Supermodelja e "Victoria's Secret", Doutzen Kroes, pranoi për herë të parë se puna e saj mund të ketë efekte anësore tek vajzat e reja në vetbesimin e tyre.

"Ndonjëherë, ndihem në faj që kryej këtë profesion sepse e di që disa vajza i bën të ndihen të pasigurta për trupin e tyre", deklaroi 28-vjeçarja për "New York Post".Megjithatë, Doutzen ofroi një "ngushëllim" të vakët për të gjithë ata që shohin të mishëruar tek ajo linjat perfekte. "Fotot nuk reflektojnë atë që jam me të vërtetë. Unë nuk jam si në foto në jetën reale. Nëse do të më vendosnin pa shumë dritë dhe pa tualet, pa dyshim që do të dukesha ndryshe", tha supermodelja holandeze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.