Gruevski pret në takim shqiptarin që e qëlloi me vezë në Tiranë
Taulant Capa, i cili pati qëlluar me vezë makinën e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski gjatë vizitës së tij në Shqipëri, i ka kërkuar ndjesë këtij të fundit.
Mediat në Maqdoni njoftojnë për një takim të Capës me Gruevskin, nga ku kanë dalë edhe fotografi.
Nuk dihet se çfarë e ka bërë Taulant Capën të ndryshojë mendje dhe te takohet me Gruevskin.
Alsat M thote se ka tentuar te komunikoje me Taulant Capen, por eshte e pamundur. Madje, pas ketij takimi, ai ka fshire edhe profilin e tij ne Facebook.
Kohë më parë, Taulant Capa u shfaqte në protesta të ndryshme në Tiranë kundër politikës anti-shqiptare, siç ai shprehej, sllavo-maqedonasve.
“Unë doja të shprehja një formë pakënaqësie ndaj diskriminimit të vazhdueshëm sistematik që iu bën qeveria e tij shqiptarëve të Maqedonisë, duke filluar me dhunën, vrasjen, zhdukjen, cenimin e të drejtave të shqiptarëve, papunësinë, diskriminimin në arsim, diskriminimin në ekonomi. Do të doja të ju tërheq vëmendjen e bashkëqytetarëve në Maqedoni, sepse ai është kthyer në diktator për shqiptarët” – shprehej Capa, pas sulmit me vezë ndaj Gruevskit
.
Add new comment