ZBYTHJA E RAPSODËVE

Postuar në 25 Dhjetor, 2013 07:12
Ardian Vehbiu

Të gjithëve ne që e duam muzikën, na vjen keq për disa patologji të muzikës shqiptare sot – teprime, abuzime, tepdilosje dhe sidomos mungesa. Para disa javësh, Valentin Bruçaj shkruante në MAPO për degradimin e muzikësfolklorike në Shqipëri (“Orientalizimi i muzikës shqiptare ose si po prishen shijet”), duke shprehur shqetësimin se ajo sot po zëvendësohet “ me muzikë të vendeve dhe kulturave të tjera, kryesisht orientale,” dhe po “u ofrohet njerëzve si i vetmi produkt.” Nëse konstatimi qëndron, premisa e autorit se, pavarësisht se shqiptarët kanë jetuar “në dilemë nëse i përkasin Lindjes apo Perëndimit, kultura e tyre ka qenë pothuajse totalisht perëndimore” mund të diskutohet; dhe ironikisht të hidhet poshtë pikërisht me argumente muzikore. Në fakt, folklori muzikor tradicional shqiptar përmban një larmi të pashembullt shkallësh, harmonish, temash, motivesh dhe stilesh – ku gjen gjurmë të të gjitha kulturave me të cilat shqiptarët dhe të parët e tyre kanë rënë në kontakt gjatë shekujve. Vetë “muzika popullore shqiptare,” si muzikë karakteristike e komuniteteve shqiptare, nuk ekziston veçse përmes një larmie të pashembullt formash, të cilat i mban së bashku një ngjashmëri familjeje, në kuptimin që i jep këtij termi Wittgenstein-i; jo ndonjë thelb autokton unik. Veçanërisht, muzika tradicionale qytetare në Shqipëri ka qenë pjesë e kulturës muzikore urbane të Perandorisë Osmane, e cila në Ballkan ka qenë përhapur dhe riprodhuar kryesisht prej muzikantëve rom. Bruçajn vërtet e shqetëson fakti që “ muzika orientale është duke zëvendësuar muzikën tonë popullore e folklorike,” por arsyet pse po ndodh kështu, ia atribuon “qarqeve të caktuara”, të cilat muzikën orientale duan ta përdorin “si mjet diversioni kulturor.” Natyrisht, asnjë provë nuk sillet për këtë hipotezë – le ta quajmë kështu. Nëse një lloj i caktuar muzike po përhapet lirshëm, me të njëjtën shpejtësi siç përhapen dyqanet e qofteve, ose, të themi, pikat e basteve, kjo veç tregon se publiku shqiptar, në masë, ka një tërheqje të vetvetishme ndaj kësaj muzike. Bruçaj duket sikur ngatërron predisponimin kulturor të elitave tona – ndaj Perëndimit – me atë të masës, e cila tërhiqet nga të tjera shkallë, ritme dhe tema muzikore, pse këto i bashkëtingëllojnë më mirë traditës folklorike qytetare. Në fakt, çfarë jemi mësuar ta quajmë folklor muzikor shqiptar safi, dhe që u kultivua me përkushtim të madh gjatë 50 viteve të regjimit komunist në Shqipëri, nuk është veçse produkt i sajuar, i mbajtur në këmbë me përpjekjet titanike të muzikantëve dhe poetëve profesionistë në prapaskena. Këtë e dëshmon praktika e përgatitjes së Festivaleve Folklorike të Gjirokastrës, për të cilat mobilizohej ajka e artistëve profesionistë të Shqipërisë. Në gjendjen e vet të kulluar, si praktikë dhe krijimtari artistike popullore anonime, folklori muzikor e ka të vështirë ta ruajë vitalitetin, përballë produkteve të kulturës masive. Muzika folk, ose “popullore”, siç e quajnë ndryshe, mbijeton më shumë si një traditë e mbajtur në këmbë nga profesionistët; njëlloj si ato pandat e rralla, që i mbajnë gjallë dhe i riprodhojnë në kopshtet zoologjike. Çfarë shumë prej nesh sot e quajnë muzikë folk shqiptare të mirëfilltë, në fakt është më shumë një përzierje e motiveve ballkanike të huazuara nga një kulturë lokale në tjetrën, shpesh të përpunuara nga muzikantë profesionistë sipas një estetike të caktuar, dhe me tekste të rishkruara, sipas rastit; në një kohë që shoqërimet, variacionet dhe teknikat e përpunimit të frazës muzikore shtegtojnë lirisht nga një njësi në tjetrën. Në Festivalet Folklorike të shekullit të shkuar, autentikja vinte si produkt i krijimtarisë profesionale – në kompozim, përpunim, koreografi dhe tekste. Kjo do të thotë edhe se bindja që folklori shqiptar, përfshi këtu edhe muzikën, veç duhet “mbrojtur” nga ndikimet dhe modat shfytyruese, është naive, romantike dhe e pabazuar; meqë ajo çfarë mbajmë sot si muzikë popullore autentike, dhe që ende e dëgjojmë të riprodhuar në radio, në TV, në CD-të dhe në YouTube, është në fakt produkt pak a shumë artificial, i përpjekjeve të një elite muzikantësh dhe artistësh të tjerë profesionistë. Me fjalë të tjera, pa përpjekjet sistematike të artistëve dhe të institucioneve, muzika folklorike shqiptare – në ato trajta siç e përfytyrojmë ne sot – nuk ka shanse të mbijetojë, përballë trysnisë që i vjen nga zhanret “orientale.” Ajo çfarë mungon në parashtresën e Bruçajt, është pikërisht sqarimi se folkushqiptar sot, i stilizuar në trajta kombëtare – ose i tillë që të dallohet si shqip – është muzikë e llojit elitar, që nuk riprodhohet dot në masë; njëlloj si pandat dhe tigrat e bardhë të zoo-ve, që nuk mbijetojnë dot më në gjendje të egër. Kriza e muzikës folk është krizë e muzikës së përpunuar, jo simptomë e korrupsionit kulturor të masave; pse muzika e masave ka qenë gjithnjë “e korruptuar”, nëse mund të shprehemi kështu; krejt e hapur ndaj ndikimeve; sa dhënëse aq edhe marrëse; shëtitëse në motivet, zërat, instrumentet dhe efektet; dhe sidomos e përshtatur ndaj funksioneve sociale të muzikës: ahengje, dasma, kremtime. Duke filluar që në vitet 1930, ne kultivuam një shkollë shqiptare të muzikës qytetare, me elemente folklorike të rafinuara stilistikisht dhe të përpunuara në mënyrë të tillë, që të tërhiqnin një publik urban të kultivuar. Kjo shkollë, për të cilën kontribuuan kompozitorë, këngëtarë dhe instrumentistë nga më profesionistët, i dha formë dhe drejtim krijimtarisë muzikore dhe konsumit të muzikës mes shqiptarëve. Dhe fakti që pikërisht në kohën që lulëzoi ajo shkollë, u masivizua edhe folklori shqiptar muzikor, në trajtat e veta më autentike, nuk i detyrohet ndonjë përkimi rastësor; por konfirmon, sërish, se në periudhën e konsumit masiv të muzikës, folku i kulluar është po aq elitar sa edhe muzika e dhomës ose muzika lirike; ose edhe jazz-i i një Elina Duni ose Eda Zari. Dhe sa për “orientalizimin”, që alarmon shumë njerëz, ky lidhet sa me predisponimin e publikut urban për muzikën orientale – nëse do të quajmë të tillë një muzikë sipas shkallëve dhe ritmeve dhe teknikave orkestruese të caktuara – aq edhe me përdorimin mbizotërues që po i bëhet sot muzikës pseudo-folk (tallava, turbofolk), si një lloj kolone zanore për jetën e natës të rinisë, nga njëra anë dhe për ahengjet e borgjezisë së re qytetare, nga ana tjetër; pra si shoqëruese dhe identifikuese e konsumit të spikatur. Pikërisht e kundërta, pra, e atij investimi shpirtëror, material dhe njerëzor, që do të kërkonte kultivimi.

Nga blogu "Peizazhe të Fjalës"

Comments

Submitted by Keno Kotorri (not verified) on

Ajo qe mund te thuhet pa u gabuar, pasi je shurdhuar nga mega altoparlantet ne nje dasëm te te afermeve te tu, ku je i detyruar te shkosh dhe pse nuk te pelqen ushqimi standart dhe tejet i bollshem, eshte zhurma qe krijon orkestra. Eshte pozitive perdorimi i tryezave te rrumbullakta ku te ulin me njerezit e tu apo me miq, por ti ndodhesh ngusht kur fillon muzika se nuk degjon as dhe nje fjale nga ato qe te thote ai qe ke prane dhe keshtu hiken karakteri social i dasmes shqiptare qe mbledh miq e farefis. Muzika klasifikohet ne AVAZ pseudo oriental sipas modes se kendimit jo origjinal (si kendohej para 50 vitesh ) por i deformuar nga sazexhinjte jevgj (ka nder ta artiste te vertete) me reminishencat e tradites se tyre meteper orientale. Cudia eshte se dhe kur jane me DJ-ei, kenget popullore jane nga keto incizime. Mjafton te kujtojme  napolonin e Fitnete Rexhes dhe ate qe kendohet  neper dasma per ta ilustruar cka po themi.

Dicka duhet te ndryshoj. dhe jo vetem ne  dasma por dhe ne cfaqjet me  "muzike popullore".

Submitted by Gjergji (not verified) on

Ardian Vehbiu edhe lahuten e nxjerr turke,polifonine mundesisht greke.Arsyet e tij s'do t'i marr vesh kurre.Njeriu kunder me gjithçka identitare shqiptare.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po leje o Gjergjo c'merresh me kete llafollog konfuz, ky eshte ai djali qe udhetonte pa bilete neper rruget e Romes, dhe tashti ben si i zgjuar......

Submitted by Anton Gojçaj (not verified) on

Ardian Vehbiu është muzikolog, ekonomist, gjuhëtar, politokolog, astronom, mjek, ushtarak,... Ky dhe Lubonja janë shpifarakët kryesorë që shkruajnë shqip. Per këta pretenduesë nuk ka temë per te cilën këta nuk dinë të shkruajnë. Jane të gjithëditur dhe harrojne që njeriu që i di të gjitha nuk di asgje. Veç Eda Dërhemi në ju afroftë se tjerë nuk ka! Hahahaha.

Submitted by dilan (not verified) on

Kurse ju jeni policet erudite qe ruani gardhin enciklopedik te shtypit shqiptar, dhe nuk ngurroni ti vini dakma kujtdo qe del mbi mocalin ku gugasni.
Kultura, (edhe ajo shqiptare, si gjithe te tjerat) krijohet nepermjet ndikimeve. Veglat muzikore te folklorit shqiptar jane natyrisht te huazuara. Nuk ka kuptim te thuash se shqiptaret kane shpikur fyellin, shargien, vilolinen, mandolinen, lahuten...

Keto mund ti besojne vetem idiotet qe me vete dije, i kane dhene dilit cdo informacioni qe tejkalon budallallekun etnocentrist.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E para, "polic" eshte profesion i nderuar dhe shume i nevojshem. Polici mundohet te parandaloje krimet, ose kur nuk mund ti parandaloje, t'i zbuloje ato. Pse t'i mor zoteri flet me kaq perbuzje per policet?

E dyta, te jesh erudit eshte gje shume e mire. A nuk pretendon edhe Vehbiu erudicion me kete shkrim? Keshtu kombinimi polic erudit, eshte nje mrekulli, te pelqen ose nuk te pelqen ty.

E treta, me humbe 3 minuta nga koha ime shume e cmuar prej polici erudit per te kuptuar (pastaj me ndihmoi edhe kontexti) cfare deshe te thoshe ti me "dilit". E thashe me vehte, ja nje injorant qe as nuk di ku e ka gardhin e vet qe ka dale t'i jape mend te tjereve.

E katerta, veç per kuriozitet, e ke ndonje fis a kusheri kete Ardian Vehbiun, se nuk e besoj se nisesh nga donje ndjenje e larte fisnike per te mbrojtur eliten bllogjiste shqiptare.

E fundit, cdo bretkose mund te dali nga mocali e te filloje te gugase me fort se bretkosat e mocalit, prape se prape brekose mbetet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.