Fotoja e parë e “Pele’”

Postuar në 12 Nëntor, 2013 09:46

Është publikuar në internet fotoja e parë e “Pele’”, filmi i vëllezërve Michael dhe Jeff Zimbalist, që tregon adoleshencën dhe afirmimin e yllit më të madh të futbollit të të gjitha kohërave.

Filmi do të tregojë karrierën e Edson Arantes do Nascimento, që do të kulmojë me suksesin e Kupës së Botës së vitit 1958 në Suedi. “Më ka ndodhur shpesh të kem lidhje me kinemanë dhe kujtimet më të bukura janë ato të filmit “Arratisje për Fitore”, me një John Huston të shkëlqyer dhe një Sylvester Stallone shumë argëtues, por që s’e kishte haberin se çfarë ishte topi”, tregon ish-numri 6 i kombëtares braziliane.

“Por është hera e parë që një aktor do paraqesë imazhin tim dhe do të shprehë ndjenjat e mia. Jam kurioz”, thotë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.