Nga spektakli në burg

Postuar në 21 Nëntor, 2013 08:47

Në vitin 1999, kur mori pjesë në Miss Italia, mendonte se kjo garë do të ishte trampolina e saj drejt një karriere të shkëlqyer në botën e spektaklit.

Ishte 17 vjeç dhe Samantha Scarlino, nga një lokalitet në rajonin e Pulias, ëndërronte të fitonte titullin e bukuroshes, por atë vit konkursi u fitua nga një vajzë tjetër. Ishte 17 vjeç dhe Samantha Scarlino, nga një lokalitet në rajonin e Pulias, ëndërronte të fitonte titullin e bukuroshes, por atë vit konkursi u fitua nga një vajzë tjetër.

Megjithatë, ajo nuk u dorëzua. E bukur dhe premtuese, në një nga intervistat e fundit nuk e kishte fshehur dëshirën e saj: “Dua të jem protagoniste në një film të bukur”.

Por ëndrra e saj tani rrezikon të zhduket tërësisht, pasi prej dy ditësh Samantha, që sot është 32 vjeç, është mbyllur në një qeli në burgun e Milanos.

Agjentët e Kuesturës së qytetit të Komos, në veri të çizmes, e arrestuan për trafik ndërkombëtar droge, në kuadër të një hetimi mbi narkotrafikun nga Amerika e Jugut.

Në operacionin e policisë së Milanos, i koduar me emrin “X-Five 2010”, u përfshinë 22 korrierë ndërkombëtarë droge.

Sipas hetuesve italianë, aktorja ka shkuar disa herë personalisht në Peru për t’i çuar paratë shefit të organizatës së narkotrafikut, një 60-vjeçar milanez që është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Hetuesit thanë gjithashtu se grupi kishte futur në Itali mbi 500 kilogramë kokainë, e cila shpërndahej edhe në vende të tjera si Belgjikë, Holandë, Spanjë dhe Francë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.