“America’s Sweetheart”, Roberts zgjedh Jennifer Lawrence

Postuar në 27 Nëntor, 2013 11:03

Prej kohësh ajo mban titullin jozyrtar “America’s Sweetheart”. Julia Roberts edhe vetë e ndjen që vitet kalojnë edhe për të, dhe herët a vonë do t’i duhet ta dorëzojë këtë titull.

Por kush e meriton këtë? Protagonistja e “Pretty Woman” e ka zgjedhur, ajo është Jennifer Lawrence. 23-vjeçarja fitoi cmimin Oscar si aktorja më e mirë protagoniste me rolin e saj në filmin “Silver Linings Playbook”, ndërsa Roberts ishte vetëm 22-vjeçar kur luajti tek “Pretty Woman” përkrah Richard Gere.

“Sa kandidate janë? Është njëra që gjuan me shigjeta, a është kjo një taktikë e re kupide?”, tha Roberts për MTV News duke vazhduar më pas me shaka: “Karta ime po skadon dhe unë harrova të marrë një të re. Mendoj që ajo është e mahnitshme dhe mua më duket shumë tërheqëse për të qenë America’s Sweetheart”. Julia Roberts, në atë 22 vjeç në një skenë të "Pretty Woman" (1990), Jennifer Lawrence, 22 vjeç tërheq cmimin Oscar

Aktorja 46-vjeçare, nënë e një djali 6 vjeç me bashkëshortin Danny Moder, ka ruajtur një profil të ulët që prej krijimit të familjes, të cilës sic thotë i kushton pjesën më të madhe të ditës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.