Filmi i ri i Chloe Moretz

Aktorja e re Chloe Moretz është protagonistja kryesore në filmin ‘If I Stay’, xhirimet e të cilit janë zhvendosur në Vankuver të Kanadasë.
Ky film është i bazuar në librin “bestseller” të Gayle Forman, ndërsa R.J. Cutler është regjisori i kësaj historie dashurie, ku interpretojnë edhe Jamie Blackey e Mireille Enos.
Chloe Moretz luan rolin e një muzikanteje adoleshente e cila bie në koma pas një aksidenti të rëndë dhe i jepet mundësia për të zgjedhur mes vdekjes dhe kthimit në jetë.
“Ky film flet për dashurinë që përjeton njeriu kur është fare i ri dhe unë dua që ta përçoj sa më mire tek publiku këtë ndjenjë”, tha Moretz për MTV News pak ditë më parë.
Në vitin 2014, 16-vjeçarja do të interpretojë gjithashtu në filmat ‘Dark Places’ me Charlize Theron, ‘The Equalizer’ me Denzel Washington, ‘Laggies’ me Keira Knightley dhe ‘Sils Maria’ me Kristen Stewart.
Add new comment