1 mln dollarë për kitarën e Bob Dylan

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 15:27

Shitet në ankand për shumën rekord prej 965 mijë dollarësh kitara elektrike me të cilën Bob Dylan (Robert Allan Zimmerman) luajti në “Newport Folk Festival”, në vitin 1965. Kitara “Fender Stratocaster” ishte në pronësinë e një familje nga Nju Xhersi prej 48 vitesh, që nga koha kur Dylan e harroi atë në një aeroplan. Vite më vonë, vajza e pilotit të atij avioni, identifikoi kitarën pas pamjeve të transmetuara në një program televiziv amerikan.

Festivali i Newporti-t, në Rhode Island shpesh identifikohet si “performanca ku Bob Dylan elektrizoi fansat”. Performanca e tij ishte e para me kitarë elektrike në këtë festival.

“Zgjedhja e Bob Dylan ndryshoi gjithë strukturën e muzikës folk. Në momentin kur Dylan elektrizohej, elektrizohej edhe turma”, deklaroi për AP, 88-vjeçari George Wein, themeluesi i këtij festivali muzikor.

Vajza e pilotit, Dawn Peterson deklaroi për mediat amerikane se babai i saj, pilot i një aeroplani privat, kishte njoftuar disa herë menaxherët e Bob Dylan për kitarën, por asnjëherë nuk kishte marrë një përgjigjje prej tyre.

Instrumenti u shit pas një ankandi të shtëpisë “Christie's” dhe organizatorët e ankandit parashikonin shitjen e kitarës nga 300 deri në 500 mijë dollarë.

Më parë rekordi i kitarës më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë mbahej nga “Blackie” e Eric Clapton, e cila në vitin 2004 u shit për 959.500 dollarë, po nga e njëjta shtëpi ankandesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.