Linja ajrore kundër Miranda Kerr

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 10:06

Supermodelja Miranda Kerr është shndërruar në objektin e kritikave të mijëra punonjëseve të agjensisë më të madhe ajrore australiane, "Qantas".

Së fundmi, 30-vjeçarja modeloi veshjet e reja të stuardesave të kësaj linje.

Veshjet u prezantuan gjatë dhjetorit në një ceremoni gala, në të cilat, siç mund të imagjinohet Miranda ishte e ftuara e nderit.Megjithatë, ndërsa ish-bashkëshortja e Orlando Bloom njihet për format e saj sexy dhe të lakmueshme, jo të gjithë vajzat dhe gratë e "Qantas" kanë të njëjtat linja.

Në një protestë, gjatë së hënës, stuardesat e linjës kritikuan prerjet e veshjeve të tyre të reja, që janë tepër të ngushta në numrat e tyre dhe edhe për ato që mund të futen brenda kostumeve, modelet mbeten tepër të parehatshëm dhe të papërshtatshme për t'i mbajtur për punë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.