Tenderi, Deda-Vasilit: S'pranove firmën japoneze, nuk dha 20%

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dha sot në Kuvend shpjegime në lidhje me me shkeljet në tenderin për blerjen e pajisjeve spitalore. I kërkuar në interpelancë nga deputeti i PS-së, Eltar Deda, Vasili shpjegoi shkeljet e vërejtura në procedurat e tenderimit, c’ka detyruan edhe Bankën Botëroeë të anulonte financimin me 1,1 milion dollarë.
Deputeti i majtë u shpreh se gjendja e shëndetësisë sot në vend është e mjerueshme, ndërsa tha se ministri Vasili i ka hequr shqiptarëve mundësinë e një financimi prej 1.1 mln lekësh, vetëm e vetëm për qëllime personale. Deda e quajtu anulimin e këtij tenderi nga Banka Botërore një aferë korruptive të pastër dhe akuzoi Vasilin se nuk dha asnjë përgjigje para shqiptarëve.
“BB ka qënë e kujdesshme që kredia e fundit për vendin tonë të realizohej me sukses. Pse e anulluat kredinë? Sytë e ty janë errurr nga ryshfetet. Prokurimi i filluar konsistonte në pajisjen e spitaleve me monitorë, i cilësuar si loti i dytë. BB gjatë fazës së vlersimt të ofertave ka kryer me ju 3 komunikeme. Bb ju ka kërkuar të zgjidhnit firmn japoneze, por ju heshtët, zgjodhët kompaninë e 4 në listë, e parekomanduar kjo nga BB dhe njëkohësisht me ofertë më të lartë…Sa është oferta nën dorë që nuk përfillët ofertën e Bankës Botërore? Ju nuk e pranuat ofertën e kompanisë japoneze, sepse nuk kishte përfaqësues të saj lokalë, ju keni vazhduar të heshtni ju shpallët fitues kompaninë “Filips” që kishte cmim më të lartë. Ju nuk kishit kontakte me kompaninë japoneze dhe kështu ju nuk mund të merrnit interesin prej 20% për vete. BB ju ka kërkuar drejtpërdrejt të shpallnit fituesin si fillim, pasi pa këmbënguljen tuaj doli në konkluzion të anulonte shumën. Banka deklaron keqpërdorim të lotit të dytë, dhe se shuma 1,1 mln dollarë anullohet”, sqaroi deputeti Deda.
Po sipas tij, ky është i pari rast që BB ndërpret një financim në Shqipëri dhe shqiptarët sipas tij humbën rastin të kenë më shumë aparatura.
Marrë nga balkanweb.com
Add new comment