Vdes në moshën 94- vjeçare shpikësi i kallashnikovit

Postuar në 24 Dhjetor, 2013 03:27

Shpikësi i kallashnikovit, Mikhail Kallashnikov, vdiq në moshën 94- vjeçare.

Arma, që mban emrin e tij, u bë më e përdorura në histori.

Ajo është e thjeshtë për t’u prodhuar, e besueshme dhe e lehtë për t’u mbajtur.

Sipas BBC, edhe pse u nderua nga shteti, Kallashnikov fitoi pak para nga arma e tij.

Ai lindi më 10 nëntor të vitit 1919 në Siberinë Perëndimore, një nga 18 fëmijë.

U thirr në Ushtrinë e Kuqe në vitin 1938 dhe aftësitë e tij në projektimin e armëve ranë në sy menjëherë.

Ai e projektoi armën e tij pasi u pyet nga një ushtar se përse rusët nuk bëjnë dot një armë që të krahasohet me ato që përdorin gjermanët.

Puna për këtë armë u kompletua në vitin 1947 dhe dy vite më vonë ajo nisi të përdorej nga ushtria sovjetike.

Kallashnikov nuk pranoi të merrte ndonjëherë përgjegjësi nga njerëzit e vrarë prej armës që shpiku.

Megjithatë, ai tha se është i mërzitur që arma e tij përdoret nga kriminelët dhe fëmijët ushtarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.