Moti i keq 'mbërthen' Shqipërinë, bllokohen fshatra dhe komuna

Postuar në 07 Janar, 2012 05:42

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të 24 orëve të fundit kanë bllokuar dhjetëra akse rrugore e zona të vendit (kryesisht ato veriore e verilindore), ndërkohë që janë regjistruar disa aksidente automobilistike me disa të plagosur. 

Policia këshillon të gjithë drejtuesit të tregohen të kujdesshem gjatë lëvizjes dhe të përdorin zinxhirë.

Moti i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero do të pasojë në ditët në vijim. Temperaturat sot do të zbresin me nga 4 gradë Celsius, ndërsa nisur nga dita e dielë temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero

DURRËS 
Rreth 6 tragete me 600 pasagjerë janë nisur që mbremjen e djeshme në portin e Durrësi drejt Italisë. Kohaa e keqe që ka përfshirë Adriatikun ka sjellë vonesa në oraret e mbërritjes në destinacion të udhëtarëve. Autoritetet portuale bëjnë me dije se deti është 8 deri në 9 ballë. 

VLORË 
Në Vlorë situata mëngjesin e sotëm raportohet më e qetë. Ndërkohë, moti i keq ka shkatuar vetëm vonesa në oraret e trageteve. 

ELBASAN 
Ndryshe nga një ditë më parë situata paraqitet me e qetë në qarkun e Elbasanit, ku sot nuk raportohen komuna të bllokuara. Qarkullimi normal në aksin Qafë Thanë e Qafë Krrabë. 

BULQIZË 
Janë të bllokuara komunat Ostren e Trebishtë si edhe disa fshatra të Martaneshit. Ndërsa në aksin Fushë Bulqizë - Qafë Bualli, është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. 

DIBËR
Në qarkun e Dibrës ka patur probleme në furnizimin me energji elektrike. Ngricat kanë bërë të pakalueshem aksin Peshkopi - Librazh, ndërsa të bllokuara janë komunat Lurë, Kalaja e Dodës dhe Sllova. 

PUKË
Në pukë raportohet prezencë e akullit në segmentet rrugore, ku për pasojë ka probleme të qarkullimit, ndërsa aksi Bardhet Iballë është i bllokuar. Si pasojë e ngricave një aksident rrugor është regjistruar gjate natës, në aksin Shkodër-Pukë, por fatmirësisht pa të lënduar.

PËRMET-GJIROKASTËR
Mbetet e bllokuar komuna Frashër, ndërsa në komunat Pogon e Zagorie të Gjirokastrës, lëvizja kryehet me zinxhirë.

BLLOKOHET PIKA KUFITARE E KAPSHTICËS 
Reshjet e dëborës të rëna gjatë orëve të natës kanë bërë që pika doganore e Kapshticës të bllokohet. Autoritetet kufitare raportojnë se bora ka bllokuar aksin rrugor Kapshticë-Kozanë, ndërkohë që nuk lejohet kalimi i kamionëve dhe autobusëve. Në pikën doganore të Kapshticës lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të vogla dhe për këtë është e nevojshme paisja me zinxhirë. Ngricat kanë vështirësuar qarkullimin edhe në në aksin Korçë- Kapshticë, në Qafën e Qarrit, Qafën e Llogarasë si edhe në Voskopojë. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.