Venezuelë, vritet në pritë ish-Missi

Postuar në 07 Janar, 2014 15:27

Ish-miss Venezuela, Monica Spear, u vra së bashku me bashkëshortin e saj, në atë që dyshohet ishte një tentativë grabitje e shkuar keq. 

Vajza 5-vjeçare e çiftit, e cila po udhëtonte në automjet kur grabitësit qëlluan me breshëri automatiku, gjithashtu ka marrë disa plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë në një spital.

Ngjarja ndodhi të martën në një superstradë që lidh Valencian me Puerto Caballon.Besohet se grabitësit tentuan të ndalonin automjetin, por kur bashkëshorti i ish-missit vendosi të mos i bindej urdhërave të tyre, ata qëlluan me armë automatike mbi automjet, përpara se të largoheshin me shpejtësi.E ndjera ishte një prej figurave më popullore në Venezuelë, si missi i vitit 2004 dhe më pas aktore në disa telenovela, të transmetuara në shumë vende të botës.Venezuela është një prej shteteve me numrin më të lartë të vrasjeve për frymë në botë dhe grabitjet e personit apo vjedhjet e armatosura nuk janë një fenomen i rrallë në këtë vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.