Shakira: Pique pëlqen femrat si unë

Postuar në 07 Janar, 2014 15:30

Shakira është pa dyshim një prej këngëtareve më sexy të planetit. 

Megjithatë, në një intervistë të dhënë për revistën "Glamour", 36-vjeçarja pretendoi se linjat janë gjëja e fundit për të cilën përkujdeset në jetën e saj.

"Ndihem mirë, sepse Gerard pëlqen "mishin" dhe jo kockën", tha gjatë intervistës kolumbiania, duke iu referuar babait të djalit të saj Milan. "Ai nuk i ka qejf femrat e dobëta. Diçka e tillë më largon presionin, pasi kam shumë gjëra të tjera më të rëndësishme për të menduar. Gjatë këtyre muajve nuk jam stërvitur fare pasi kam një album për të përfunduar dhe një fëmijë për t'u përkujdesur. Më pëlqen që nuk ndihem nën presion për këtë gjë", deklaroi këngëtarja. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.