Bulqizë, 48 familje mbesin pa ushqim

Shtabi i Emergjences në rrethin e Bulqizës ka listuar të paktën 48 familje që janë në nevojë ekstreme për ushqime pasi dimri i ka gjetur të papërgatitur.
Nderkohe ne te njejten situate jane edhe njesite tregtare te zones, te cilat nuk mund te furnizohen per shkak te mungeses se komunikimit. Shtabi i Emergjences ka kerkuar nje mjet bore-pastruese per rruget, pasi era e forte dhe reshjet e medha i kane bllokuar.
Nje situate e veshtire eshte edhe per 12 familje, ku per shkak te pozicionit gjeografik banesat rrezikojne te shemben nga rreshkitja e tokes dhe banoret duhet te evakuohen. Situata ngelet shume problematike edhe ne komunat e tjera te rrethit te Bulqizes, ku shume fshatra te komunave mbeten te bllokuar.
Dimri i papërballueshëm prej varfërisë
Familja e Muharrem Duricit, banon ne Fushe-Bulqize, nje nga zonat me te varfra ne Shqiperi edhe pse nuk eshte aspak larg minierave te kromit.
Dimri i ketij viti e ka çuar ne ekstrem varferine e kesaj familje te varfer ku edhe buka po mbaron. E zonja e shtepise tregon thesin e miellit qe po perfundon, nderkohe lista e ushqimeve te marra veresie kesaj familje i eshte bere shume e gjate.
Kryefamiljari, Muharrem Durici e ka te pamundur te ndihmoje familjen e tij per shkak se eshte i paralizuar.
Vajza e madhe e ciftit Durici tregon se edhe shtepia e tyre eshte duke u shembur komplet, ndersa i ftohti i dimrit po behet i padurueshem.
Ne Bulqize dhe zonat perreth ka shume familje si kjo. Varferia dhe dimri e ka bere pothuajse te pamundur jetesen dhe ata rrine me syte nga qielli, kur moti te ngrohet dhe akulli e bora te largohen.
Elbasan, ndërpritet mësimi në disa fshatra
Në zonat e thella malore të qarkut të Elbasanit procesi mësimor është ndëprerë prej disa javësh. Shkak për këtë është bërë prezenca e reshjeve të dëborës të cilët shkojnë deri në 1.5 metra.
Burime zyrtare bëjnë me dije se komuna Labinot-Mal dhe konkretisht ne fshatrat, Benë, Shmil, Lugaxhi, Qarret, Qafë është e izoluar prej disa ditesh.Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile Mustafa Arapi, deklaron se këto fshatra nuk kane patur probleme me bazen ushqimore pasi janë marrë masat që ata të jenë të furnizuar.
Me qindra nxënës nuk kanë mundur që të vijojnë normalisht procesin mësimor ne keto zona prej dimrit të acartë. Burime zyrtare bëjnë me dije se qarkullimi i mjeteve në akset nacionale vijon normalisht. Problem jane orvët e vona të natës, ku temperaturat zbresin nën zero gradë celsius e për pasojë lëvizja e automjeteve behet e rrezikshme.
Vithkuq, mbijetesa gati e pamundur
Komuna te tera ne rajonin juglindor vijojne te mbeten nen pushtetin e akullit dhe ne izolim total.
Mes tyre komuna e Vithkuqit vetem 26 kilometra nga qyteti i Korces eshte e bllokuar nga bora dhe akujt duke krijuar veshtiresi te shumta per banoret. Automjetet me veshtiresi mund te shkojne deri ne qender te komunes ndersa per fshatrat e tjere nuk jane teresisht te izoluar. Te gjithe banoret tani jane vendosur para nje fakti te kryer qe eshte ai i mbijeteses se ketij dimri te ashper, i cili i tejkaloi parashikimet.
Ata pohojne se rezervat ushqimore, si per familjet e tyre por edhe per blegtorine jane drejt fundit dhe kjo ua veshtireson edhe me teper situaten. Ne fshatrat me te thelle te kesaj komune trashesia e bores kalon mbi 1.5 meter duke bere qe ne rast fatkeqesish apo emergjencash te jete e pamundur udhetimi ne drejtim Korces.
top-channel.tv
Add new comment