Të gjitha të çmendura pas mjekrrës së Harry…përveç Mbretëreshës

Postuar në 08 Janar, 2014 04:39

Heqja e mjekrrës në Antarktikë, sigurisht që nuk është një veprim i zgjuar, ndaj dhe princi Harry nuk e preku atë gjatë 3 javëve ekspeditë në skajet jugore të planetit tonë. 

Kur u rikthye, pinjolli i familjes mbretërore britanike mbajti mjekrrën e tij të kuqe dhe “të gjitha” u çmendën pas stilit të tij të ri…përvec njërës, Mbretëreshës Elisabetë.

“Ajo mjekërr duhet të zhduket menjëherë”, mësohet të ketë qenë kërkesa e monarkes britanike menjëherë kur ka parë nipin e saj të parruajtur, tek e fundit Mbretëresha s’toleron as punonjësit e saj që të paraqiten në punë të parruajtur. Princi Harry u shfaq në publik me pamjen e tij të re gjatë festimeve të ndërrimit të viteve më 31 dhjetor, ndërsa kushërira e tij, Zara Philips menjëherë ka luajtur me emrin e tij duke e quajtur “Princ Hairy”.

Megjithatë, duket se në krah të tij, Harry ka të vëllain më të madh, Princin William i cili në fakt në fundin e 2008-ës, pas rikthimit nga një stërvitje në Karaibe u shfaq me një mjekërr të stërzgjatur, por që “ishte zhdukur” në daljen e parë publike pas rikthimit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.