Protestojnë për subvencionet: Fatura e energjisë e papërballueshme

Postuar në 20 Shkurt, 2012 09:58

Të verbërit dhe para e tetraplegjikët kërkojnë që qeveria në ndryshimet që po i bën ligjit të këtyre shtresave, të mos ndërhyjë te pjesa e pagesës së energjisë elektrike dhe transportit urban. Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj thotë se është e papranueshme që për kompesimin e enrgjisë të vendoset një pagesë fikse, pasi aktualshti ata paguajnë vetën 20 përqind të shumës dhe pjesën tjetër e paguan shteti. Ndërsa kryetarja e Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve, Mybere Prizreni paralajmëron protesa masive nëse qeveria nuk i konsideron propozimet e tyre.

"Ne tashmë i kemi falas, i kemi pa limit. Mund të na japin me para atë që ne e  kemi free. Kështu që, megjithatë ne e mirëkuptojmë situatën ekonomike, dhe jemi dakord që në emër të gjithë personave  që përfaqësojmë që të ketë një kufi konsumi mujor. Duhet llogaritu me një limit deri në 1200 kilovat ", tha Sinan Tafaj, Kryetar i shoqatës së të verbërve.

"Shpresojmë që të arrijmë në një bashkëpunim. Në të kundërt vetëm do të dalim në shesh, pasi atë status e kanë fituar me gjak dhe me gjak do ta mbrojnë", tha Mybere Prizëreni, Kryetare e shoqatës Para dhe tetraplegjik.

Po kështu ata thonë se dhe përdorimi i telefonisë fikse deri tani sipas ligjit ka qënë falas, ndaj dhe për këtë pikë që pritet të ndyshojë, ata nuk pajtohen. Edhe për këtë shërbim është menduar nga qeveria të vendoset e një tarife fikse. Sipas këtyre personave me aftësi të kufizuara, ligji aktual nuk mund të ndryshojë pa u konsultuar më parë me vetë ata.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.