500 milionë euro garanci. BE "shpik" mekanizmin e ndërhyrjes

Postuar në 23 Shkurt, 2012 08:18

Banka Evropiane e Investimeve deklaron se do të kanalizojë fonde për Greqinë për ta ndihmuar atë në rimëkëmbjen ekonomike, por sërish përsëriti paralajmërimin e zymtë se periudha e nuk do të jetë e lehtë.

"Ne jemi duke punuar me Komisionin për krijimin e një mekanizmi garancie  me vlerë  500 milion euro duke përdorur fonde të pashpenzuara të strukturimit dhe kohezionit që do të na lejonin lëvrimin e rreth një miliard euro kredi të reja për ndërmarrjet greke. Paralelisht, një strukturë e gjerë garancie është duke u hartuar për kreditimin e kësaj bankë në Greqi për projektet e infrastrukturës në sektorët e energjisë dhe transportit" - tha presidenti i Bankës Europiane të Investimeve Werner Hoyer.

Ai përshëndeti popullin grek për guximin dhe vendosmërinë e treguar. Hoyer shtoi se ndihma BEI për Greqinë për vitin 2011 ishte më e larta ndonjëherë, rreth 2 miliardë euro për bizneset e vogla të mesme dhe projekte të tjera.

Ndërkohë në sheshin qendror të Athinës nuk kanë munguar sërish grevat. Kësaj here ishin  doktorë  infermierë e  punonjës të shëndetësisë që shprehën pakënaqësinë me masat më të fundit të ndërmarra nga qeveria në kuadër të marrëveshjes për të marrë paketën e dytë të ndihmave me vlerë 130 miliardë euro.

 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.