Grekët të zemëruar me gjermanët, por preferojnë gjermanishten

Një sondazh i publikuar në Athinë në revistën greke Epikaira, realizuar nga VPRC sjell të dhëna interesante për ndjenjat e qytetarëve grekë ndaj Gjermanisë. Një marrëdhënie dashuri-urrejtje duket kjo mes tyre, pasi të dhënat flasin se 41 për qind e tyre përjetojnë ndjenja zemërimi ndaj Gjermanisë, por nga ana tjetër 350 studentë ndjekin studimet në Institutin Gëte për të mësuar gjermanisht, 20 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Gjithsesi, të dhënat e sondazhit tregojnë se grekët nuk janë miqësorë ndaj Gjermanisë, përkundrazi. 61 për qind e tyre mendojnë se roli gjerman në Europë është negativ, 76 për qind thonë se Gjermania është armiqësore me Greqinë dhe 73 për qind kanë mendim negativ edhe për kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Sondazhi tregoi, gjithashtu, se 74 për qind e grekëve janë ëprfshirë nga ndjenja e komplotit kur thonë se Gjermania po përpiqet të dominojë Europën përmes fuqisë së saj ekonomike. Ndërkaq, drejtori i Institutit Gëte, Ruediger Bolz sheh çdo ditë 350 studentë që mësojnë gjermanishten në këtë institut, i vendosur në qendrën e Athinës.
Nxitimi për të mësuar gjermanisht duket i çuditshëm pas luftës së fjalëve mes dy vendeve në javët e fundit, ndërsa athiniotët nxirrnin tym nga akuzat e gjermanëve për keqadministrim financiare, e kur disa media luajtën edhe me karikaturat naziskine të politikanëve të Berlinit. E gjithsesi, për Bolz, i cili drejton Institutin Gëte prej gjashtë vjetësh, nuk ka ndonjë mister të madh: nxënësit e tij grekë janë të lumtur të mos e marrin shumë seriozisht politikën, ndërsa përballen me realitetin e ashpër ekonomik, ku sigurisht shërbejnë më mirë disa dije më shumë.
Albanian Screen
Add new comment