Presidencialet në Rusi, sondazhi: Putin fiton mbi 60 % të votave

Vladimir Putin do të arrijë të rimarrë sërish postin e presidentit, duke fituar 2/3 e votave në zgjedhjet e muajit mars, megjithatë përballet me një minoritet tejet domethënës që kundërshton qeverisjen e tij. Sondazhi më i fundit tregon se Putin do të fitojë 63-66 për qind të votave. Kundështari i tij më i fortë, komunisti Gennady Dyuganov do të marrë 15 për qind të voatave. "Nëse do të shikoni gjetjet e fundit, 43-46 për qind e atyre që kanë të drejtë vote, janë gati të mbështesin Putin. Nëse marrim parasysh edhe ata që e kanë mbledhur mendjen se për kë do të votojnë, atëherë del që kryeministri aktual do të fitojë nga 63 në 66 për qind",-tha Lev Gudkov, drejtor i qendrës së sondazheve Levada, më e madhja qendër e pavarur në Rusi. Sipas tij, elementi i ri është opozita në rritje. Përqindja e atyre që mendojnë se zgjedhjet nuk do të jenë të drejta është rreth 44. "Nëse marrim parasysh perspektivën afatgjatë, nuk mund t'i shpëtonim rënies së popullaritetit të Putinit. Ja pse, edhe nëse ai do të fitojë në raundin e parë, nuk do të ketë ndryshim në situatë dhe ne do të kemi një lider të kemi një lider të dobët. Askush nuk do të jetë i kënaqur me gjendjen në vend",-shtoi Gudkov. Albanian Screen
Add new comment