Filmi për Bin Laden, indianët protestojnë për xhirimet

Indianët protestojnë kundër xhirimit të një filmi për Osama bin Ladenin. Muslimanët në qytetin verior të Indisë Chandigarh marshuan në shenjë zemërimi kundër planeve të regjizores fituese të cmimit Oskar Kathryn Bigelow për kapjen e Osama bin Ladenit, duke thënë se kasti i hollivudit po portretizonte Pakistanin në tokën indiane.
Bin Laden, organizatori i sulmeve të 11 shtatorit 2001, u vra nga forcat speciale amerikane në Pakistan, në maj të vitit të kaluar. Krijuesit e filmit mohuan se leja e mohuar për të xhiruar në Pakistan kishte bërë që pjesë të Chandigarh të shndërroheshin për tu dukur si qyteti pakistanez i Lahores. Por, qëllimi që India të përdorej për tu dukur si Pakistan u kritikua dhe nga Hinduistët të cilët thanë se ky hap shkakton tensione të panevojshme.
Autoritetet thonë se nuk do të tolerohet asgjë që mund të ndikojnë në imazhin e komunitetit musliman e hodhën poshtë kritikat se xhirimet në tokën indiane mund të përcojnë një mesazh të gabuar.Bigeloë, që fitoi një Oskar për filmin e saj për luftën në Irak "The Hurt Locker", po xhiron një film që flet për orët e fundit të jetës së Osama bin laden . India dhe Pakistani kanë luftuar tre luftëra që kur fituan pavarësinë e tyre nga Britania në vitin 1947. Albanian Screen
Add new comment