Shtohen akuzat ndaj Ukrainës, dhunon të drejtat e njeriut

Postuar në 14 Mars, 2012 03:46

 Sa vijnë e shtohen akuzat për abuzim me pushtetin dhe me të drejtat e njeriut në Ukrainë dhe situata atje rëndohet dita-ditës. Në këtë përfundim kanë dalë lëvizjet për të drejtat e njeriut që veprojnë në vend.Yevhen Zakhavrov, lider i Grupit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kharkiv thotë se policia duhet të japë llogari të plotë për aktivitetet e saj. 

"Mbaj mend ish-ministrin e brendshëm që tha se puna do të vlerësohej nga numri i rasteve kriminale. Sa raste duhen për të treguar rezultatet",-tha ai. Një nga ata që bëjnë fushatë për drejtësi është Zoya Karpylenko, djali i të cilit, Sergei vdiq në duart e policëve 6 muaj më parë pasi ishte arrestuar për vjedhje. 

Ai tha se djali ishte rrahur keq, por kjo nuk mjaftoi që Gjykata e Apelit në Kiev të rihapte çështjen. "Jam i sigurt që djali im u vra. Ai u torturua ndoshta nga dikush që edhe u gradua në post për këtë. Fakti është që djali im nuk jeton më",-tha ai. 

 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.