Afganistan, protesta kundër vrasjes së civilëve

Postuar në 15 Mars, 2012 05:41

Rreth 1000 afganë kanë protestuar kundër vrasjes së 16 civilëve vendës nga një ushtar amerikan pak ditë më parë. Protesta u zhvillua në qytetin Kalat të provincës Zabul, aty ku ndodhi ngjarja. Ushtari përgjegjës u largua një ditë më parë jashtë Afganistanit dhe do të gjykohet nga gjykata ushtarake në SHBA.

Protesta në Kalat u zhvillua ndërsa sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, bëri  një vizitë të papritur në Afganistan, ku diskutoi me zyrtarët lokalë mbi vrasjet e kryera nga ushtari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.

Albanian Screen

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Ushtari do te gjykohet nga gjykata ushtarake amerikane.

Nuk ve ne dyshim se do dale para gjyqit, po pse drejtesi eshte kjo?

Ushtarin duhet ta gjykoje nje gjykate afgane, pra e sistemit demokratik te Afganistanit qe vete SHBA e ka ngritur kurse Hamid Karzai duhet te abrogoje marreveshjen me SHBA per mosgjykimin e ushtareve qe bejne krime ne kete shtet.

Perderisa Afganistani nuk e ben dot kete, s'do mend qe eshte nje vend i pushtuar dhe gjithe problemet aty jane rrjedhoje e pushtimeve dhe jo thjesht te terrorizmit islamik qe tashme ka gjetur terren te zhvillohet me teper.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Simbas konventave nderkombetare te pranuara dhe te firmosura nga shume shtete, ushtaraku gjykohet ne vendin e shtetit te vet qe e ka derguar.

Pamvarsisht nga kjo gja, protestat e afganve jane legjitime, por nga ana tjeter edhe po te gjykohej ne Afganistan jam i bindun se do te mos denohej, sepse ky veprim i ketij ushtari amerikan duhet te jete bere nga nji lapsus psikologjik per shkak te nji gjendje psikologjike te rende. Shkurt i ka luejt mendja, mjerisht.  Asht e qarte se ketu nuk kemi te bejme me nje paramendim. Rreziku i te pafajshemve afgan. Gjera qe kan ndodhe dhe mjerisht do te ndodhin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.