Qeveria greke: Të ngrihet një kamp për emigrantët e paligjshëm

Qeveria greke mori vendim për ngritjen e një kampi emigrantësh të paligjshëm. Kampi do të ngrihet në një objekt të ministrisë së Mbrojtjes dhe do të ruhet me policë. Në të do të dërgohen rreth 1 000 emigrantë të paligjshëm.
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Hrisohoidhis mori nga qeveria autorizimin për të bërë veprimet e nevojshme. Ai informoi se do të dorëzojë në Parlament një amendament, me të cilin do të jepet «drita jeshile», për të krijuar vendin e parë të tillë në Greqi, në objektet e licensuara nga ushtria.
Sipas informacioneve paraprake botuar në gazetën “To Vima”, kampi mendohet të ngrihet në Kozani. Përgjegjësinë për ruajtjen e jashtme të kampit do ta ketë policia greke, por kompetencën për pjesën e brendshme të kampit do ta ketë një kompani private (security).
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment