Eurostat: Në 2011-ën, më shumë se 300 000 azilkërkues në BE

Postuar në 23 Mars, 2012 14:03

Bashkimi Evropian regjistroi në vitin 2011, 301 000 azilkërkues, një shifër në rritje në raport me vitet paraardhëse dhe Franca është vendi më i kërkuar, sipas shifrave të publikuara sot nga zyra evropiane e statistikave Eurostat.

Sipas Eurostat-it, numri i azilkërkuesve ka kaluar nga 259 000 në vitin 2010 në 301 000 në vitin 2011. Rreth 90 për qind me tyre ishin azilkërkues të rinj, nga 10 për qind që kishin përsëritur kërkesën e tyre. 

Afganët ishin më të shumtë: ata ishin 28 000, rreth 9 për qind e gjithë azilkërkuesve duke u rënditur para rusëve me gjashtë për qind, pakistanezëve, irakianëve dhe serbëve me nga pesë për qind secili. 

Franca është vendi evropian që ka regjistruar numrin më të madh të azilkërkuesve 56 300, duke u renditur para Gjermanisë me 53 300, Italisë 34 100 dhe Belgjikës me 31 900. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.