Madonna, në palestër me paterica

Ka dëmtuar këmbën duke kërcyer me taka, por Madonna nuk ka ndërmend të qëndrojë pushim derisa të shërohet.
Legjenda e muzikës pop ka publikuar një foto ku shfaqet duke bërë ushtrime me paterica në palestër.
55-vjeçarja postoi fotografinë në Instagram duke e shoqëruar me shkrimin: “Duke shpikur ushtrime që mund të bëhen me paterica.”Zëdhënësi i saj ka thënë para disa ditësh për ‘New York Post’: “Ka dëmtuar kockën e këmbës duke kërcyer me taka të larta, por nuk është asgjë serioze. Brenda disa javësh do të heqë patericat dhe do të jetë shumë mirë.”
Add new comment