Hamilton ndryshon pamje

Postuar në 23 Janar, 2014 11:23

Prej vitesh ishim mësuar që të shikonim Lewis Hamilton me të njëjtën pamje. Megjithatë, piloti i Formulës 1 duket se ka vendosur që të ndryshojë imazhin e tij duke zgjatur flokët për herë të parë.

Ndërsa prej vitesh kampioni i botës në vitin 2008 kishte preferuar të qethej tullë, ai u fotografua gjatë një mbrëmje gala në Gjenevë me flokë të zgjatur.

Mbetet e paqartë nëse është vetë 29-vjeçari që ka vendosur të zgjedhë diçka ndryshe apo është këshilluar kështu prej Nicole Scherzinger.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.