Anija fantazmë me minj kanibalë terrorizon Britaninë
Një anije fantazmë, e mbushur me minj kanibalë, po terrorizon Britaninë, pas lajmeve se ajo mund të përfundojë në brigjet e këtij vendi.
Anija e braktisur Lyubov Orlova është shpallur e humbur prej një viti përpara një viti në Kanada.
Por ekspertët druhen se anija 40- vjeçare mund të jetë pranë brigjeve britanike.
Ata thonë se në anije ka qindra, në mos mijëra minj, të infektuar dhe kanibalë.
Eksperti belg, Pim de Rhoodes tha: “Anija po vërdalloset diku andej nga Britania. Është plot me minj që hanë njëri- tjetrin”.
Anija prej 4.250 tonësh është ndërtuar për të mbajtur deri në 110 pasagjerë, por u braktis nga ekuipazhi i saj pas një problemi me borxhet.
Qeveria kanadeze vendosi të tërheqë deri thellë në det dhe e la aty.
Add new comment