Evazioni fiskal, DPT: Problematike ndërtimi dhe transporti

Postuar në 06 Maj, 2012 08:56

Sektori i ndërtimit dhe ai i transportit kanë kryer evazion fiskal, duke iu shmangur pagesës së detyrimeve tatimore në shtet. Drejtoria e Tatimeve ka hetur këto dy sektorë dhe ka zbuluar se në 40 objekte të ndërtimit janë gjetur shkelje në dokumentacion, nënshkrimin e kontratave dhe pagesën e sigurimeve për punonjësit. 

"Tatimpagues me aktivitet në fushën e ndërtimit, nënkontraktorë të kësaj fushe, shoqëri transporti udhëtarësh, persona fizik që ushtrojnë aktivitetin e taksistit, u gjetën në shkelje me ligjin për mos pagim të detyrimeve tatimore. Janë rreth 234 evazionistë fiskalë të zbuluar nga drejtoria e Hetimit Tatimor. Po investigohen rreth 1000 punonjës, të cilët u evidentuan në momentet e kontrolleve si të punësuar pranë këtyre subjekteve", deklaroi Erjon Prifti, zëdhënës i DPT-së.

Në fushën e transportit të udhëtarëve janë ushtruar 3.532 kontrolle dhe janë zbuluar 212 raste dhe shkelje, të cilat janë gjobitur me 12 milionë lekë.  Këto subjekte nuk përdorin biletë tatimore të miratuara nga drejtoria e Tatimeve por përdorin bileta të dala jashtë qarkullimit.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.